Kongresi - shfaqje e nje lideri-mashtrues dhe e disa kukullave politike ne pension
Kongresi i partisë Socialiste nisi sot në orën 11:00 me një hartim. Një turp i madh për një forcë politike që në kuvendin e Shqipërisë ka 65 deputetë, por që fatkeqësisht mundohet të gënjejë jo vetëm socialistët por edhe gjithë shqiptarët, me një hartim nga ato që përgatiten në klasën e parë. Rama premtoi se do të nxjerrte pamje filmike në lidhje me pretendimet e tyre se u është vjedhur vota. Partia Socialiste iu tha gjithë shqiptarëve para dhe gjatë zgjedhjeve se do të ruante votata e tyre. Por ne shikuam një pamje të keqe me disa stilolapsa që nuk kishin as bateri. Më pas ne shikuam një Parti Socialiste që nuk la asnjë institucion pa deklaruar se kishte prova të pakundërshtueshme filmike për vjedhjen e votës dhe koha provoi se ishte thjeshtë një mashtrim. Ky është një turp i madh për këtë forcë politike. Kjo tregoi se lidershipi i saj ishte me kokën në erë dhe as që e kishte apo as që e ka idenë se çfarë ndodh atje. Pikërisht hapja e kongresit të sotëm me një hartim kalamajsh tregoi se me çfarë serioziteti kjo forcë politike hyri në zgjedhje. Partia socialiste tashmë është kthyer në partinë e shanseve të humbara. Ajo humbi një shans për të fituar zgjedhjet, dhe më pas humbi edhe shansin që tu vërtetojë shqiptarëve se vota e tyre është e vjedhur. Dhe kjo për të vetmen arsye, sepse fakte të tilla as nuk kanë ekzistuar e as nuk do të ekzistojnë ndonjëherë. Tek e shikoje këtë dokumentar nuk kujtojer asgjë tjetër veçse dokumentarët e stisur të Partisë së Punës, dhe për dreq në sfond kishte po të njëjtën efekt zanor.
Pas këtij filmi që zgjati më shumë se 20 minuta fjalën e mori Gramoz Ruçi. Ai lexoi një letër që vetëm e tija nuk ishte. Edhe kjo pjesë ishte një tjetër zhgënim për socialistët. Ata nuk prisnin që Ruçi të thoshte se Ne humbëm dhe duhet të gjejmë shkaqet por të thoshte Ne humbëm sepse ne nuk ishim as seroze e as të duhurit për të qeverisur. Partia Socialiste pretendon të mos njohë zgjedhjet duke e justifikuar këtë gjë me një hartim jo më shumë se tetë faqe. Por një tjetër gjë që ra në sy ishte edhe fakti se Ruçi nuk po lexonte një letër që e kishte shkruar vetë.
Rama përfundimisht është një person që nuk bën asnjë koalicion, asnjë kompromis. Raama nuk bën dot një kompromis të tijët në PS, ai nuk arriti dot një marrëveshje me kampin e majtë. Ai nuk del dot para qytetarëve me një projekt të plotë, me një projekt rela dhe serioz. Ai as nuk e ka pasur, as nuk e ka e as nuk ka për ta pasur një projektit. Ai është njeriu i shkarravinave dhe me këtë mundohet të gënjejë shqiptarët.
Kongresi i Partisë Socialiste do të kthehet në një tragjedi për këtë forcë politike. Aty tashme gjithçka ka marrë fund deri në atë pikë se Rama është njëriu më i pashpresë. Është një kongres që na ktheu pas, një kongres i ngjashëm me atë të vitit 1986, kur fëmijët i nxorën me dhunë nga shkolla për të shkuar në shpi për të ndjekur kongresin. E njëjta gjë edhe sot. Në bashkinë e Tiaranës sot nuk figuron as roja i derës. Sot u vërtetua e gjitha. Partia Socialiste nuk ka një lider. Fakti që u mbyllën dyert e tregon më së miri këtë. Mbyllja e dyerve e kompromenton demokracinë e kësaj force politike. Kjo do të thotë se Partia Socialiste sot është në një anarshi të plotë. Virtytet e kësaj force politike janë inekzistente.
Por mes radhë ndodhen edhe figuara që meritojnë vendin e duhur në PS. Rama nuk është më i kësaj force politike. Askush me ndërgjegje nuk mund të brohorasë për një person të tillë, për një gënjeshtar ordiner. Një gënjeshtar të paskrupullt. Një gënjeshtar të cilin vetëm paraja do e mbajë në atë karrige.
...