Kongresmeni SHBA: Mitrovica pjesë e pandarë e Kosovës
NJU JORK- "Mitrovica është pjesë e pandarë e Kosovës, as edhe një centimetër nga territori i Kosovës nuk do të ndahet, pavarësisht problemeve që ka tani atje” ky është prononcimi i kongresmenit demokrat të Nju Jorkut Eliot Engel për agjencinë e lajmeve shqiptare në Maqedoni, Ina.
“Serbia nëse vazhdon të tentoj ndarjen e Kosovës, humb kohë dhe rrezikon integrimin e saj në Evropë”, theksoi Engel.
Ai e quajti sukses të pakontestushem, njohjen e deritanishme të Kosovës nga 52 shtete, përfshirë shtetet më të mëdha dhe të fushqishme të botës- SHBA-, Japonia, Gjermania, Britania e Madhe, Italia , Franca dhe së fundi Malajzia.
Kongresmeni Elliot Engel, tha se do të vazhdonte të mbështeste çështjen shqiptare, dhe theksoi se do t'i bashkëngjitet komunitetit shqiptarë në çdo veprimtari edhe në mandatin më të ri, që ai shpreson se do t'a fitojë më 4 nëntorë.
(s.g/Ina/BalkanWeb)