QKR: Në vitin 2009 u regjistruan 4 mijë biznese më pak se në 2008-n
Ervin KOÇI
Kriza ekonomike u bë shkak që numri i bizneseve të reja që u çelën gjatë vitit 2009 të ishte shumë herë më i vogël se sa ai i një viti më parë (2008). Gjatë vitit të kaluar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit u regjistruan rreth 4 mijë biznese më pak se sa gjatë vitit 2008. Këto të dhëna janë pranuar nga vet kreu i QKR-së, Tom Kola, i cili në dhënien e statistikave të regjistrimit dhe çregjistrimit të subjekte të biznesit, ka pasqyruar shifra aspak pozitive. Sipas tij, çelja e bizneseve të reja ka vijuar edhe gjatë vitit 2009, por me ritme shumë të ulëta. “Megjithëse më e ulët se në vitin 2008, shifra e regjistruar gjatë vitit të kaluar konsiderohet e kënaqshme”, - ka deklaruar Drejtori i QKR-së, Kola. Sipas tij, "bizneset e reja që janë hapur, janë gati sa 75 për qind e një viti më parë. Në vitin 2009 kemi pasur 13 mijë biznese nga rreth 17 mijë që u regjistruan në vitin 2008". Por nga ana tjetër kreu i QKR-së, nuk ka dashur të komentojë numrin e lartë të subjekteve që kanë mbyllur aktivitetin gjatë vitit 2009 si pasojë e krizës ekonomike. Sipas të dhënave që vijnë si nga QKR-ja ashtu dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, vetëm për vitin 2009 numri i subjekteve të biznesit që mbylli aktivitetin ishte rreth 5 mijë të tillë. Në këtë rezultat aspak pozitiv për ekonominë e vendit ka ndikuar edhe marrja e vendimin nga ana e qeverisë për uljen e pragut të TVSH-së nga 8 në 5 milionë lekë xhiro në vit.
Statistikat
Numri i subjekteve të reja që janë hapur gjatë vitit që lamë pas ka qenë më i ulëti i viteve të fundit, ku shkak ka qenë kriza ekonomike dhe klima aspak e favorshme e krijuar në vend për biznesin. Sipas drejtorit të QKR-së, Tom Kola, “rreth 70 për qind e bizneseve të reja të regjistruara në vitin 2009, i takojnë fushës së tregtisë, kryesisht biznes i vogël”. Rritje domethënëse sipas tij, ka njohur regjistrimi i bizneseve me kapital të huaj, shifër rreth 4 herë më e lartë se në vitin 2008. Sipas QKR-së në total në të gjithë vendin, numërohen rreth 130 mijë biznese. Por në këtë listë subjektesh QKR-ja numëron akoma edhe ato të cilat kanë shpallur që prej dy vitesh procedurat e falimentimit dhe tani janë akoma në proces me shtetin, edhe pse aktivitetin e kanë mbyllur me kohë.
Mbyllja e aktivitetit
Hyrja në fuqi e ligjit për uljen e pragut vjetor të xhiros së biznesit të vogël nga 8 në 5 milionë lekë në vit, ka bërë që mbi 5 mijë biznese në të gjithëve vendin të mbyllin aktivitetin. Pasojat negative për ekonominë dhe të ardhurat e buxhetit, janë paralajmëruar që në fillim të muajit dhjetor 2009. Shumë subjekte private nisën procedurat për mbylljen ose ndryshimin e licencës që vitin e kaluar, ndërkohë që kishin paralajmëruar edhe autoritetet tatimore për këto veprime. Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve flasin për rreth 5 mijë subjekte private të vogla, të cilat kanë deklaruar mbylljen e aktivitetit. Numri mund të jetë më i madh po t’i referohemi situatës kritike që po kalon ekonomia. Administrata tatimore ka ngritur grupe pune të posaçme për të përballuar procesin e kalimit të bizneseve në sistemin e ri tatimor. Ligji i miratuar nga qeveria ka hyrë në fuqi që më 1 janar dhe afati për regjistrim shkonte deri më 15 janar 2010. Nga data 1 janar, tatimet kanë nisur regjistrimin e bizneseve me xhiro mbi 5 milionë lekë, duke i futur në procedurën e pagesës së 20 për qind TVSH.
Trajtimi i ujërave të ndotura urbane, inaugurohet në Tiranë impianti i parë
Për herë të parë në Shqipëri është inaguruar dje një impianti demonstrativ dhe shkencor për trajtimin e ujërave të ndotura urbane me shtretër me filtër dhe bimësi. Në bashkëpunim me qeverinë gjermane, impianti shkencor në fshatin “SOS” në Sauk të Tiranës, do të trajtojë ujin e ndotur urban me qëllim ripërdorimin e tij. Impianti në fjalë do të shërbejë si një model për Shqipërinë, për zona të vogla banimi 500- 4000 banorë, si dhe do të ofrojë mundësi reale për punime kërkimore e shkencore në fushën e trajtimit të ujit në vend. Ky impiant është ndër të parët e këtij lloji në Ballkan dhe vlera e tij është 60 mijë euro.
OSSH nis aksionin për të shkëputur lidhjet e paligjshme
OSSH-ë ka vazhduar edhe dje aksionin në terren për të marrë masa për të eliminuar humbjet në rrjet, por edhe për të shkëputur të gjitha lidhjet e paligjshme. Sipas përfaqësuesve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Yzberishti është zona më problematike, dhe për këtë ajo është zgjedhur si zona e parë e zbatimit të projektit. Ajo se çfarë vihet re, është fakti se në shumë shtëpi të kësaj zone, në aparatet e matësve elektrik janë vënë re ndërhyrje nga pronarët, gjë që është e palejueshme. Ky projekt është më i rëndësishmi që është marrë nga korporata çeke “CEZ”, për eliminimin e humbjeve në rrjet.
Kursi i këmbimit
Banka e Shqipërisë
PëRDITëSIMI I FUNDIT: 12:46:10, 29.01.2010
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 99.60 +0.62
EURO EUR 139.08 +0.20
Poundi Britanik GBP 160.74 -0.21
Franga Zviceriane CHF 94.80 +0.57
Jeni Japonez (100) JPY 110.50 +0.92
Dollari Australian AUD 88.91 -0.50
Dollari Kanadez CAD 93.55 -0.19
Korona Suedeze SEK 13.57 -0.04
Korona Norvegjeze NOK 16.92 -0.04
Korona Daneze DKK 18.68 +0.04
SDR SDR 155.04 +0.53
Ari(OZ 1) XAU 107799.79 -261.12
Argjend(OZ 1) XAG 1616.55 -31.38
Interesat bankare
Banka e Shqipërisë
Përditësimi i fundit: 28.01.2010
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.90%
12M 12-mujor 7.67%
6M 6-mujor 6.61%
3M 3-mujor 5.58%
1M 1-mujor 5.18%
1Ë njëjavor 4.89%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.77%
1Ë njëjavor 6.36%
o/n njëditor 5.78%
12M 12-mujor 9.46%
6M 6-mujor 8.22%
3M 3-mujor 7.29%
30 Janar 2010