Konkurrenca e huaj “mbyt” fermerët
• KORÇE – Fermerët e Korçës i mund konkurrenca e huaj. Investimi për prodhimin e patates, me qëllim tregtimin e saj në vend ka dështuar, pasi prej dy vitesh sasi të mëdha po u kalben.Janë rreth 40 mijë tonë patate, të prodhuara nga fermerët e Korçës, të cilat për shkak të konkurrencës së prodhimit të huaj, po kalben nëpër kavaleta. Prodhuesit thonë se ky është rrënim për ta, pasi jo vetëm prodhimi i vitit të shkuar u ka shkuar dëm, por dhe prodhimi i këtij viti. Një vit më parë për shkak të mosimportimit të patates nga vendet e tjera fermerët arritën ta shesin gjithë prodhimin e tyre dhe të nxjerrin fitime të mira. Por nuk u ndoq e njëjta politikë ekonomike edhe këtë vit. Për situatën e krijuar fermerët fajësojnë qeverinë që nuk zbatoi politika tregtare në mbrojtje të këtij prodhimi të fermerëve vendas. j.gj