E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurrenca, tre drejtimet e hetimit

05/03/2009  Problematik energjia pas shitjes së OSSH-së dhe sektori financiar pas shitjes së INSIG-ut

Për vitin 2009 do të vendoset një program lehtësimi për gjobat ndaj biznesit

Energjia, tregu i letrave me vlerë, sektori financiar dhe tregu i karburanteve do të jenë nën monitorim gjatë këtij viti. Autoriteti i Konkurrencës ka përcaktuar drejtimet e punës gjatë 2009-s. Hetimet e nisura një vit më parë do të vijojnë, por pozitat monopol që mund të krijohen pas shitjes së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe INSIG-ut janë drejtimet kryesore të punës së këtij autoriteti. Veç kësaj, krerët e këtij institucioni parashikojnë që gjatë 2009-s të aplikojnë një mënyrë më eficiente për lehtësimin nga gjobat të biznesit.

Hetimet

Ku këto transaksionet kanë ndodhur apo potencialisht mund të ndodhin si ai i energjisë elektrike pas privatizimit të OSSH-së, sektori i shërbimeve utilitare, sektori i aviacionit civil, sektori financiar, pas privatizimit të INSING-ut dhe të tjera sipas rastit. “Vlerësimi i përqendrimeve dhe ndryshimeve në strukturat e tregut pas përqendrimit si rezultat i bashkimit, përfitimit të kontrollit apo krijimit të ndërmarrjeve të përbashkëta do të kryhet kryesisht në tregjet ku këto transaksionet kanë ndodhur apo potencialisht mund të ndodhin. Si ai i energjisë elektrike pas privatizimit të OSSH-së, sektori i shërbimeve utilitare, sektori i aviacionit civil, sektori financiar, pas privatizimit të INSING-ut dhe të tjera sipas rastit”, - theksojnë ekspertët e Autoritetit të Konkurrencës, në raportin e tyre të fundvitit.

Program për gjobat

Autoriteti i Konkurrencës ka tagër vendosjen e gjobave për bizneset që kapen në pozita dominuese në treg. Por deri më tani gjobat e vendosura prej tij nuk janë ekzekutuar. Prej pesë vjetësh ky institucion i pavarur funksionon në vendin tonë, ndërsa parashikohet që këtë vit të përmirësohen marrëdhëniet me biznesin. “Gjatë 2009-s do të synohet aplikimi si një mënyrë më eficiente në përdorimin e një programi të lehtësimit nga gjobat për të rritur interesin e biznesit dhe për ta ndërgjegjësuar atë që të bashkëpunojë me autoritetin”, - theksojnë ekspertët. Hetimi i sektorit antikartel do të fokusohet në evidentimin e praktikave të marrëveshjeve të ndaluara kryesisht lidhur me hetimet që janë në proces si dhe në tregjet e tjera të ndjeshme dhe të pritura ndaj fenomeneve antikonkurruese.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›