Leskaj: Pango turpi i qeverisë

Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj kërkoi në seancën plenare që Pango të lërë imunitetin pasi është turpi i qeverisë. Ajo gjithashtu që Kuvendi të mbajë qëndrim ndaj deputetit Ylli Pango. Ju e dinit se i çfarë kallëpi ishte Pango dhe e mbajtët në gjirin tuaj kaq kohë si Ministër u shpreh Leskaj. Leskaj e cilësoi veprimin e ish ministrit Pango si shkelje të rëndë morali dhe etike. "Kryeministri e shkarkoi ministrin e turpit, por ai duhet t'i kërkojë ndjesë shqiptarëve për emërimin e tij. Kjo është një çështje e parlamentit, i cili duhet të mbaj qëndirm të qartë e të prerë, ndaj këtij rasti. Z. Pango nuk mund të ketë më imunitetin e deputetit dhe duhet të përgjigjet në bazë të kodit penal për veprën e kryer", u shpreh Leskaj.