E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Luksemburg, hiqet taksimi i dyfishtë



Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dje p/ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, për tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin”. Ekspertët thanë se marrëveshja u nënshkrua me qëllim, zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe lehtësimin e marrëdhënieve ekonomike. Sipas ekspertëve të ministrisë së Financave, çështjet kryesore që trajtohen në marrëveshje janë taksat e përfshira, si tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin, përcaktimi i rezidencës tatimore të tatimpaguesit, shmangia e tatimit të dyfishtë për të ardhurat nga dividendët, nga interesi dhe nga tarifat për licenca, si dhe nga të ardhurat për shërbimet personale të pavarura.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›