E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurrent Real

Cristiano Ronaldo beson se Real Madridi mund të shkojë deri në fund në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve.

Gjiganti nga La Liga do të garojë në Grupin D së bashku me kampionin e Premierligës, Manchester City, Ajax Amsterdanin dhe Borussia Dortmundin. Ky tashmë ka marrë epitetin e ‘Grupit të Vdekjes’, por ylli i Realit, Ronaldo ka synime më të larta dhe kërkon finalen e 25 majit në Wembley.

“Ne jemi gati. Jemi kampion i Spanjës dhe jemi gati të garojmë me këdo. Mendoj se aktualisht ekipet më të mira në botë janë Real Madridi dhe Barcelona”, deklaroi Ronaldo për të përditshmen sportive spanjolle AS. Megjithatë, ylli portugez pranon se grupi në të cilin gjendet skuadra e tij është më i vështiri.

“Është mjaft vështirë. Jam i sigurt se shumica janë të mendimit se grupi ynë është ai me konkurrencën më të fortë”, përfundoi Ronaldo i cili të enjten u mposht nga mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta në garë për çmimin e futbollistit më të mirë në Evropë për sezonin e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›