Konkurrentët, tritol lokalit të ish-policit
Autori i Lajmit: red.
Një sasi e konsiderueshme tritoli ka shkaktuar shkatërrimin e lokalit të një ish-polici në qytetin e Fierit. Burime nga policia bëjnë të ditur se persona ende të paidentifikuar kanë vënë një sasi tritoli në një dyqan me pronar Mynyr Buzin, ish-polic i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier. Sipas burimeve nga policia, mësohet se Buzi ka mbyllur lokalin në orën 22 të mbrëmjes, të martën, dhe është nisur për në banesën e tij që ndodhet fare pranë dyqanit ku ai është i punësuar pas daljes në reformë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se nga dritarja e pasme e dyqanit që ka pasur edhe zgarë hekuri, ishte thyer xhami dhe ishte hedhur një sasi e vogël tritoli e ndezur. Nga shpërthimi ishin thyer xhamat e dyqanit, janë prishur frigoriferi banak si dhe raftet. Dëmi i shkaktuar nga hedhja e lëndës plasëse mendohet që të jetë rreth 10 milionë lekë të vjetra. Grupi i eskpertëve të policisë ka kontrolluar vendin dhe ka fiksuar gjurmë gishtash në hekurat e dritares e në xhamin e saj, të cilat do t i dërgojë për ekspertizë në laboratorin e kriminalistikës në Tiranë.
Ky lajm është publikuar: 21/08/2008