E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 42-vjeçarit, akuzohet për kalim të paligjshëm të kufirit

Autori i Lajmit: red.
Policia e Gjirokastrës ndaloi në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme një 42-vjeçar, pasi akuzohet për veprën penale "dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në bashkëpunim". Burime zyrtare nga komisariati i Gjirokastrës, bënë të ditur se Leonard Koçiu, 42 vjeç, lindur dhe banues në lagjen "Dunavat" të qytetit të Gjirokastrës, ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi një muaj më parë ishte larguar nga vendi i ngjarjes gjatë aksionit të policisë kufitare, ku u ndaluan katër shtetas shqiptarë, që të gjithë emigrantë të paligjshëm".

Ky lajm është publikuar: 21/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›