E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konkurrimi në KLD: 54 kandidatë për 16 gjykata

Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të prezantojë dhe shqyrtojë në datat 21 dhe 22 prill 54 kandidaturat për funksionin drejtues në 16 gjykata të rretheve gjyqësore dhe gjykata të apelit. Me anën e një njoftimi për shtyp, KLD-ja ka publikuar dje listat e plota të gjyqtarëve që pretendojnë për një vend drejtues gjykate në rrethin ku punojnë. "Këshilli i Lartë i Drejtësisë, për herë të parë, do të zhvillojë mbledhjet jashtë formatit protokollar të zakonshëm, ku ftohen të marrin pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, juristë me eksperiencë në fushën akademike dhe karrierën profesionale, prokurorë, avokatë, ekspertë dhe partnerë nga organizmat ndërkombëtare dhe media", thanë burimet zyrtare nga këshilli. Sipas tyre, të gjithë pjesëmarrësit do të jenë dëshmitarë të rregullave procedurale transparente dhe të barabartë, që do të aplikohen gjatë procesit të shqyrtimit të kandidaturave dhe të emërimit të kryetarit të gjykatës. "Gjatë këtyre mbledhjeve, Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të vendosë standarde të pazbatuara më parë për emërimet e kryetarëve të gjykatave, duke aplikuar debatin, transparencën dhe motivimin, nëpërmjet vendimeve të arsyetuara dhe të shkruara, për çdo emërim në këto funksione drejtuese. Këto standarde të reja do të abrogojnë njëherë e përgjithmonë praktikat e votimit formal dhe të vendimeve të pamotivuara", thuhet në njoftim. Më tej sqarohet se funksioni i kryetarit të gjykatës është konceptuar jo vetëm si një funksion lideri, por kryesisht si përfaqësues i gjykatës me palët e treta. "Për këtë arsye, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nëpërmjet ndjekjes së kësaj procedure të re, kërkon të bëjë pjesë të vendimmarrjes së tij opinionet e të gjitha grupeve të interesit në procesin e emërimit të kryetarëve të gjykatave, të cilëve, gjatë prezantimit të kandidaturave, ju krijohet mundësia të debatojnë në lidhje me këto propozime", përfundon KLD-ja.

Kandidatët

Gjykata e Apelit Durrës

1. Bashkim Dedja
2. Petrit Ceno

Gjykata e Apelit Gjirokastër
1. Irena Brahimi
2. Maria Qirjazi (Vogli)
3. Petraq Dhimitri (Koco)
4. Tomorr Skreli

Gjykata e Apelit Korçë
1. Brunilda Orhani (Malo)
2. Entela Prifti
3. Sotiraq Lubonja

Gjykata e Apelit Shkodër
1. Fatmir Hoxha
2. Fuat Vjerdha

Gjykata e Beratit
1. Agron Vavla
2. Bernina Kondi
3. Fatime Velçani (Decolli)
4. Margarita Buhali

Gjykata e Elbasanit
1. Arben Vrioni
2. Pajtime Fetahu
3. Qani Hasa

Gjykata e Gjirokastrës
1. Desart Avdulaj
2. Guxim Boçi
3. Mirela Kore

Gjykata e Kavajës
1. Alma Bejte
2. Astrit Haxhialushi
3. Entela Shedula (Sorra)
4. Luan Lusha

Gjykata e Krujës
1. Ardiana Bera
2. Enkelejda Hoxha
3. Nazmije Pengili
4. Rexhina Merlika

Gjykata e Kukësit
1. Flamur Kapllani
2. Granit Qypi
3. Hajrie Muçmata
4. Isuf Shehu
5. Vjollca Nuhi Spahiu

Gjykata e Kurbinit
1. Alfred Gjoni
2. Ded Miri
3. Gramoz Levanaj
4. Kliton Spahiu

Gjykata e Lezhës
1. Adriatik Bocaj
2. Ded Dedaj
3. Fjoralba Prifti

Gjykata e Matit
1. Ali Koleci
2. Artan Çupi
3. Murat Lleshi
4. Rexhep Karaj
5. Vesel Bako

Gjykata e Pogradecit
1. Agron Papajani
2. Etleva Temo (Zgjani)
3. Niko Rapi

Gjykata e Pukës
1. Avni Sejdi
2. Izet Kadana
3. Shtjefën Lleshi

Gjykata e Tropojës
1. Dritan Seci
2. Mimoza Margjeka


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›