Shpërthimi në Gërdec, një rast i pastër i korrupsionit shqiptar
"Shqiptarët pyesin se përse shteti, i cili këtë muaj mori ftesën për të marrë pjesë në NATO, ka lejuar ndërtimin e një impianti të fuqishëm për të operuar në një vend strategjik afër rrugës nacionale dhe në afërsi të aeroportit ndërkombëtar dhe pse askush nuk ka marrë përgjegjësinë e asaj që ndodhi, duke e konsideruar këtë shpërthim si ilustrim të tmerrshëm të korrupsionit në Shqipëri". Pyetjet janë ngritur nga gazeta amerikane "New York Times", e cila ka botuar dje një shkrim tjetër të gjatë për Shqipërinë. Sipas artikullit, ajo që ndodhi në Gërdec "është vështirë të quhet thjesht një aksident". "Kjo ngjarje ngre shumë pikëpyetje për shqiptarët, në radhë të parë për korrupsionin e madh të qeverisë së tyre, një problem i dokumentuar prej kohësh, por kurrë me një pamje kaq tmerrshme të ilustruar si në rastin e Gërdecit", shkruan Nikolas Kulish nga krateri i Gërdecit për NYT. Sipas tij, shpërthimi i një depoje në Shqipëri, muajin e shkuar, ka hapur tre kratere të mëdhenj, ku më i thelli, që arrin deri në 100 metra, ka vrarë 26 persona. Dëshmitarët kanë rrëfyer se flaka i ngjasonte një bombe nukleare. Gazeta shkruan se ish-punëtorët e fabrikës kanë filluar pakënaqësitë për rrogat e papaguara. Deri në këto çaste kanë marrë rreth 1300 dollarë secili. Ndërkohë familjet e viktimave po ankohen pasi qeveria nuk ka kryer dëmshpërblimin për të dashurit e tyre. "Nuk kemi asnjë mbrojtje, nuk ka drejtësi", thotë Gëzim Cani për gazetën amerikane. Sipas saj, pas ngjarjes, ministri i Mbrojtjes ka dhënë dorëheqjen dhe Kryeministri Sali Berisha ka qenë nën presion nga banorët që janë prekur nga tragjedia e Gërdecit dhe nga opozita. Në shkrimin e "New York Times" thuhet se sipas një raporti nga viti 1995 deri në 2007-n janë dokumentuar rreth 153 shpërthime. Ato kanë vrarë 2575 persona, ku gjysma e viktimave janë vrarë në vitin 2002 në Nigeri. "New York Times" thotë se shpërthimi i 15 marsit nuk ka qenë thjesht një aksident i thjeshtë në një impiant për demontimin e municioneve që ka marrë miratimin e qeverisë. Punëtorët e firmës private çaktivizonin municione në disa komponentë, barutin dhe predhat, të cilat shiteshin në treg me një çmim të lartë. Municionet sipas "New York Times" ishin mbetje nga periudha staliniste e diktatorit Enver Hoxha, i cili vdiq në vitin 1985, kur shteti trashëgoi depozita municionesh nga lufta e ftohtë. Gazeta pohon se qeveria e Shteteve të Bashkuara po ndihmon qeverinë shqiptare për demontimin e armëve. Ndërkohë Shqipëria ia ka kthyer reston SHBA-së, duke dërguar trupa ushtarake në Irak dhe Afganistan.
Në korrikun e kaluar, rreth 50 milionë dollarë amerikanë, Shqipëria mbaroi së shkatërruar rreth 16 tonë armë kimike. Departamenti i Shtetit tha se shteti është i pari nga firmëtarët e Konventës kundër armëve kimike që ka kryer shkatërrimin. Gazeta amerikane thotë se nga ana tjetër, SHBA-ja ka shpenzuar rreth 2 milionë dollarë për shkatërrimin e armëve të vogla nga municionet shqiptare në vitin 2007. Por ministri i Mbrojtjes ka deklaruar edhe pas muajsh punime në Gërdec për demontimin e armëve se janë 100 mijë municione për t‘u shkatërruar, pra janë demontuar vetëm 10% e tyre. "Autoritetet shqiptare deklarojnë se krahas fabrikës së Gërdecit ishin edhe dy fabrika që prisnin, por makineritë e tyre demontonin në mënyrë të ngadaltë municione", deklaron NYT. "Donim të çaktivizonim në mënyrën më të shpejtë këtë popullatë", ka deklaruar Gazmend Oketa, ministri aktual i Mbrojtjes, në një intervistë për televizionet lokale, me flamurin blu të NATO-s pas tavolinës. "Të punoje në këto dy fabrika, të cilat kanë qenë të limituara në kapacitet, mund të haste një kohë të gjatë", shton ai. Për të shpejtuar procesin, qeveria shqiptare ka firmosur kontrata me firmën amerikane "South", e cika ka punuar me shoqërinë lokale "Albademil".
Kontrata e parë ndërmjet kompanisë së shtetit për eksportimin e armëve dhe municioneve është lidhur për armët e vogla kryesisht armët e 7.62 milimetrave. Një kontratë tjetër është firmosur në dhjetor, shumë më e madhe për municionet, në të cilën përfshiheshin edhe armët 151 milimetra. Më tej gazeta prestigjioze hedh dritë edhe me fakte të tjera. Sipas saj, në një mesazh nëpërmjet e-mailit, presidenti i një firme për municionet, Patrik Henri, ka njohur se firma e tij ka firmosur kontratat. Por shoqëria që drejton e ka mbaruar në muajin dhjetor. "Nuk jemi përfshirë në asnjë marrëveshje me firmën "Albademil" për kalibrin e madh", deklaron Henri. Ai thotë se kontratat janë transferuar te firma "Albademil". Më tej ka sqaruar se firma e tij nuk është e përfshirë nën hetim nga FBI-ja për trafik municionesh, siç pretendonte ambasada e SHBA-së në Tiranë.
Por banorët e fshatrave pranë kraterit të shpërthimit, të cilët kanë jetuar afër fabrikës, deklarojnë se kanë qenë në dijeni të rreziqeve që u kanoseshin. Por Shqipëria, shkruan NYT, një vend me 3.6 milionë banorë, është një nga shtetet më të varfra të Evropës. Shkrimi i "New York Times" vazhdon me histori personale të familjeve që janë prekur nga tragjedia. Gazetari ka kontaktuar me disa pjesëtarë të familjes Deliu, më e prekura nga shpërthimi, dhe ka përmendur se shtëpia e tyre ndodhej shumë pranë depos së armatimit. Pas ngjarjes, - shkruan gazeta, tre persona janë arrestuar, dy nga firma "Albademil" dhe drejtori i kompanisë shtetërore të shitblerjeve të armëve. Pas kësaj, avokati i "Albademil", Arben Prifti, deklaron se klientët e tij nuk janë përfshirë në shpërthimin dhe trafikun e armëve. Gazetarët amerikanë kanë marrë në intervistë edhe Kryeprokuroren Ina Rama. Ajo ka deklaruar se krahas evidentimit të shpërthimit të fuqishëm, po verifikohet edhe trafiku i armëve. Ndërkohë ka dhënë deklaratë edhe kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Laskaj, e cila ka pohuar se është e nevojshëm që t‘i lihet rruga hapur prokurorisë për të hetuar. Edhe Kryeministri Berisha ka mohuar çdo përfshirje për ngjarjen e Gërdecit.