E Diel, 1 Nëntor 2026

Konkurrimi



Kompania ishte duke kërkuar për të marrë në punë kandidatin më të zotë mes ekonomistëve të rinj. Kështu që nga lista e gjatë e kandidatëve u përzgjodhen prej tyre tre më të saktët.
Pyesin të parin:
-Sa bëjnë dy plus dy?
-Katër, -përgjigjet ai
Pyesin të dytin:
-Sa bëjnë dy plus dy?
-Katër përgjigjet edhe ky me insistim.
I vjen radha kandidatit të fundit, të cilit i drejtojnë po të njëjtën pyetje:
-Djalosh, sa bëjnë dy plus dy?
-Sa dëshironi ju të bëjnë? - replikoi ai.
-Ti qenke tamam njeriu i duhur, - tha drejtori i kompanisë, duke i zgjatur djalit kontratën për të firmosur.

7 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›