“Njerez te Humbur” 75 njerez te gjetur per sezonin 2009 – 2010
Ne sezonin e peste e transmetimit te tij, “Njerez te Humbur” ka mbyllur te premten mbrema puntaten e fundit te tij, drejtperdrejt ne televizionin “Klan”. Tashme prej 5 vitesh ky emision vazhdon te jete kurorezim i nje pune te palodhur i drejtueses se tij Aida Shtino, se bashku me stafin e saj te gazetareve dhe akoma me gjere i nje ekipi me te madh i cili shtrihet edhe jashte vendit. Edhe ky sezon per dyzet e dy jave rresht ka sjelle raste te reja personash te humbur, kerkime, bashkepunime te shumta ne rang zyrtar dhe me qytetare te shumte qe kane ndihmuar vullnetarisht brenda dhe jashte vendit, te bashkuar per nje qellim te vetem. Gjate gjithe ketij sezoni natyrisht jane zgjidhur dhe shume histori enigmatike dhe persona te humbur nder vite jane rikthyer prane familjeve. Si gjithmone suksesi i ketij sezoni u finalizua me 75 persona te gjetur neper vende te ndryshme te globit, duke i bashkuar ata pas shume vite ndarjeje. Leonard Rezhda, Apostol Cervanaku, Sergei Vollkov, Alketa Lena, Rezarta Tahiraj, David Monkemeier, Enkeled Kello, Farije Habili, Bashkim Duzha ishin disa nga shume persona te tjere, qe program i vetem investigativ ne Shqiperi qe kerkon personat e humbur, i bashkoi prane gjirit familjar. Natyrisht edhe nata e fundit e ketij programi solli te tjera surpriza per publikun e gjere. David Monkemeier, i humbur ne muajin mars te vitit te kaluar eshte takuar me nenen e tij dhe tashme eshte nje tjeter person qe nuk ben me pjese ne familjen e madhe te te humburve, te denoncuar ne “Njerez te Humbur”. Nepermjet nje pamje filmike nena e Davidit, Mimoza Monkemeier ka treguar momentin e takimit me djalin e saj ne Gjermani, duke percjelle emocione dhe lot gezimi per fundin e nje ankthi te gjate per fatin e djalit te saj. Nderkohe, nje tjeter femije i humbur perpara 2 muajsh eshte trajtuar ne pjesen ne vazhdim te emisionit. Zhdukja e Bleona Mates nga data 22 maj e ketij viti ka tronditur te gjithe opinion jo vetem brenda Shqiperise por edhe atij mbarekombetar. 6 vjecarja nga Zapodi i Kukesit rezulton e humbur tashme dhe deri tani asnje gjurme e gjetur nuk ka provuar shenja jete per te. Publikimi ne “Njerez te Humbur” solli shpresat e para per gjurme te vajzes te larguar nga nje lartesi prej 1200 metrash, te fshatit Zapod, ne malin e Pikellimes.
60 dite pa Bleonen
Kane kaluar 2 muaj nga zhdukja e Bleona Mataj dhe asnje gjurme deri tani nuk ka treguar shenja per vogelushen 6 vjecare. Vajza ka humbur ne daten 22 maj te ketij viti, rreth 100 metra mbi fshatin Zapod. Ate dite ajo ka qene e shoqeruar edhe me 5 vajza te tjera, ku njera prej tyre ka qene dhe halla e saj. Vajzat kane qene ne kullote dhe sipas deshmive te marra prej tyre ekskluzivisht nga “Njerez te Humbur”, ka qene ora 5 : 30 e mbasdites kur ato kane vene re se Bleona nuk ndodhej me to. Menjehere ato kane lajmeruar poshte ne fshat per te kerkuar ne te gjithe zonen po asnje gjurme nuk tregoi se c’fare ndodhi me Bleonen dhe si u zhduk. Sipas vajzave asnje nuk eshte ndodhur prane Bleones, ne momentin qe ajo ka humbur. Asnjera prej tyre nuk pranon se ka qene e fundit me Bleonen dhe te kete konstatuar dicka qe mund te jape sinjalin e pare me ate cfare ndodhi vertet diten e 22 majit. Pothuajse cdo banor i fshatit eshte marre ne pyetje nga policia dhe Prokuroria por deri tani asnje gje nuk eshte bere publike. Se fundmi, mediat kane publikuar dyshime te shumta rreth zhdukjes se vajzes. Ato i referohen nje rrembimi te mundshem, marrjen e vajzes nga ndonje egersire dhe deri tek publikime te tilla si ekzekutimi i kesaj te fundit nga halla e saj per shkak se vogelushja ka mesuar nje te fshehte te saj. Pavaresisht te gjitha ketyre hamendesimeve qe me se shumti vertiten ne kuadrin e thashethemeve policia dhe Prokuroria ende nuk ka percaktuar nje piste kryesore dyshimi per vajzen. Tashme, kerkimet per 6 vjecaren jane shtrire dhe ne Kosove, Maqedoni si dhe shtete te tjera kufitare si Greqia dhe Italia. Por kerkimet jane shtrire edhe me gjere pasi Prokuroria e ka shpallur Bleona Mataj ne kerkim nderkombetar. Anoncimi i te gjithe kesaj historie te dhimbshme por edhe te mistershme njekohesisht, solli reagimet e shumta nga shume qytetareve shqiptare per kete fenomen i cili po perforcohet dhe cdo dite e me shume po behet shqetesim serioz ne cdo familje shqiptare. Informacionet e para te mberritura kane dhene shpresat e para per gjyshin dhe nenen e Bleones qe ishin te ulur ne poltronin e studios se programit “Njerez te Humbur”. Ato i perkasin dates 25 maj, vetem 3 dite pasi vajza ishte zhdukur por per arsye hetimi asnje gje nuk eshte publikuar. Deri tani “Njerez te Humbur” ka arritur te krijoje nje version te mundshem te autoreve te rrembimit e vendndodhjes aktuale te 6 vjecares. Nepermjet emisionit investigativ eshte bere edhe nje thirrje sensibilizimi per te gjithe personat qe mund te dinin dicka per Bleonen dhe ne vecanti personave qe mund te kishin gisht direkt ne zhdukjen e vajzes, per ta kthyer sa me shpejt ate ne familjen e saj.
Nene e bir takohen pas nje viti shkeputjeje
Edhe kjo puntate e fundit te sezonit te peste nuk mund te mbyllej pa surpriza. Historia e David Monkemejer e publikuar per here te pare disa muaj me pare, me ne fund u mbyll me sukses dhe nena e djalit 12 vjecar, Mimoza Monkemejer arriti te takonte femijen e saj. Ndarja mes tyre ka ndodhur ne 10 mars te vitit te kaluar, ku 12 vjecarin e marrin nga shkolla perfaqesues te nje qendre sociale me pretekstin se nena e Davidit nuk eshte e afte per tu kujdesur per te. Ngjarja ka ndodhur ne Gottingem dhe nga marrja e femijes nenes se tij nuk i eshte dhene asnje e drejte per t’u takuar me te. Nderkohe, Mimoza Monkemejer ka kerkuar edhe ndihme e “Njerez te Humbur” per ta kerkuar djalin e saj ne rruge ligjore. Per rreth 1 viti te tere ka qene mjaft e veshtire per te marre te dhena te femijes dhe vendndodhjen e tij ne nje nga qendrat sociale te strehimit te femijeve. Fale ndihmeses se nje avokati, i cili ka marre persiper ceshtjen e David Monkemeier, eshte lokalizuar vendi ku ai eshte mbajtur deri tani dhe ne baze procedurash ligjore eshte mundesuar takimi i nenes me djalin e saj. Mimozes gjithashtu i eshte dhene e drejta per ta takuar Davidin disa here ne muaj dhe shume shpejt do ti jepet e drejta per te qendruar dhe jetuar ne nje shtepi me te. Rasti i David Monkemeier eshte nje nder shume raste te tjera ku “Njerez te Humbur” ka kontribuar dhe kerkuar per gjetjen e tyre. Duke ju uruar te gjithe teleshikuesve te programit te tij dhe shqiptareve kudo pushime sa me te mbara, program human rifillon sezonin e ri me te tjera surpriza ne muajin shtator.
Shenim:
Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.com, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 823/824/825/827 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.com