Konkursi i Dramës Shqipe
Autori i Lajmit: redaksia
“Njeriu i rërës”, duket se i përmbush kufijtë e dramës shqipe. Në konkursin e dramës shqipe, Julia Ruvina fiton vendin e parë, për dramën më të mirë, një çmim i dhënë nga Ambasada Austriake. Juria zgjodhi këtë dramë si më të mirën mes 20 pjesëve teatrale. Ndërsa kjo dramë rrëmben çmimin me shumë 3.500 euro ndiqet nga vendi i dytë, “20 vjet, 2 javë,2 ditë”, një dramë e Stefan Capaliku. Në eventin e titulluar “Të flasim mbi kufijtë” bashkëpunim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë dhe Minisitrisë së Kulturës dhe Teatrit Kombëtar, pjesë e çmimit të parë ishte edhe përkthimi në gjermanisht i veprës dhe botimi në 11.000 kopje, prej të cilave 10.000 kopje do të shpërndahen së bashku me revistën austriake kulturore-teatrore "Bühne", kurse 1.000 kopje do tu dërgohen skenave dhe zyrave letrare e dramatike në hapësirën gjermanishtfolëse. Konkursi i dramës “Të flasim mbi kufijtë“ është bërë i njohur disa muaj më parë, si një projekt letrar dhe teatror, kur ftoi autorët shqiptarë të shkruajnë rreth temës “Ndjenja jetësore në kohë shndërrimesh”. Konkursi është një iniciativë e Ministrisë Austriake për Çështje Europiane dhe Ndërkombëtare, P.E.N Club-it austriak dhe Ministrisë Shqiptare të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nën kurimin e Dr. Christian Papke. Juria përbëhet nga pesë anëtarë: 2 shqiptarë, 2 austriake dhe 1 gjerman. Mark Marku, kritik dhe studiues i njohur në fushën e letërsisë dhe shkencave të komunikimit; Adonis Filipi, regjisor dhe drejtor i Festivalit të teatrit Bashkëkohor Skampa të Elbasanit; Christian Römer drejtor i Neuköllner Oper Berlin, skena e katërt operistike e Berlinit dhe që mbahet si teatri musikor më kreativ i kryeqytetit gjerman;
Gerald Bauer, ish-intendant dhe dramaturgu kryesor në Schlossparktheater Berlin, lektor në Universitetin e Vjenës dhe që nga viti 2002 drejtues artistik dhe dramaturg i Teatrit të Rinisë, i cili mbahet si teatri më i madh i këtij lloji në Europë;
Christian Papke, iniciator në vitin 2004 i konkursit të dramës „Flasim rreth kufijve“. Papke është anëtari më i ri në kryesinë e P.E.N Clubit austriak dhe punon aktualisht në skena të ndryshme europiane si regjisor dhe dramaturg. Në qershor 2009 nën regjinë e tij u vendos në skenën e Teatrit Kombëtar drama “Forca e Zakonit” e autorit të mirënjohur austriak Thomas Bernhard.
“Të flasim mbi kufijtë”
Që prej vitit 2005, konkursi austriak i dramës “Të flasim mbi kufijtë”, organizohet çdo vit në vende të ndryshme të Europës Juglindore. Një juri ndërkombëtare zgjedh dramën më të mirë të dorëzuar dhe vlerëson fituesen apo fituesin me një çmim në shumën 3. 500 Euro. Pjesë e çmimit është njëkohësisht edhe përkthimi i tekstit në gjuhën gjermane, publikimi i tij (me një tirazh së paku 10.000 kopje) dhe një prezantim publik në Vjenë, në kuadër të të cilit ftohet edhe autori i dramës fituese. Organizatorët përpiqen gjithashtu për inskenimin dhe shfaqjen e dramës. Ky konkurs, organizohet nga Ministria Austriake për Çështje Europiane dhe Ndërkombëtare, e përfaqësuar nga Ambasada Austriake në Tiranë, në bashkëpunim me Klubin austriak P.E.N dhe Ministrinë Shqiptare të Kulturës si dhe Teatrin Kombëtar në Tiranë, si partnerë lokalë të projektit, gjithashtu edhe dr. Christian Papke, përfaqësues ligjor dhe artistik i konkursit. Ky konkurs, është një garë, e cila u jep të drejtë për pjesëmarrje të gjithë atyre që kanë lindur dhe jetojnë në Shqipëri ose që mbajnë nënshtetësinë shqiptare. Si kriter, drama duhet të shkruhet në gjuhën shqipe ose në atë cigare dhe përveç tekstit origjinal, një variant i njëjtë duhet të dorëzohet në gjuhën angleze, i cili do ti shërbejë jurisë ndërkombëtare për lexim dhe vlerësim. Një kriter tjetër është që drama nuk duhet të jetë vënë më parë në skenë dhe një autor mund të konkurojë vetëm me një pjesë. Tema mbi të cilën duhet të sillen ngjarjet e dramës janë kufijtë, kalimi i tyre, jeta i ndarë nga këto mure të dukshme e të padukshme, përjetimet, emocionet dhe dramat e personazheve, ndryshimet e mëdha politike. Por ama, autori i dramës që do të shpallet fituese duhet tu kalojë organizatorëve të drejtën ekskluzive të përkthimit dhe publikimit të tekstit fitues për një afat njëvjeçar, që nga marrja e çmimit. Gjithashtu, organizatorët përfitojnë të drejtat ekskluzive për vënien në skenë të dramës për një periudhë kohore 2 vjeçare, si dhe maksimumi 14 shfaqje publike. Afati i fundit për të dorëzuar dramat që do të marrin pjesë në këtë konkurs është 20 dhjetor 09. Sa i takon vlerësimit, më në fund shqiptarët nuk do të qahen për konkurse jo transparente, ku çmimet jepen për interesa të ngushta e klanore.
Ky lajm është publikuar: 02/03/2010