Topalli letër Ramës: “Sot Konferenca e kryetarëve për nismat e PS-së”
Autori i Lajmit: S.T
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nëpërmjet një letre zyrtare ka informuar Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve ku do të diskutohet për nismat e dorëzuara në Kuvend nga socialistët. Në këtë letër, Kryetarja e Kuvendit informon kreun e socialistëve dhe grupin e deputetëve firmëtarë për ngritjen e komisionit, se Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare do të mblidhet sot duke respektuar afatin që parashikon ligji për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore. Për shkak të bojkotit gati 6-mujor të Parlamentit, socialistët ende nuk kanë caktuar përfaqësuesit e tyre në kryesimin e Kuvendit, komisionet apo delegacionet parlamentare dhe as kryetarin e grupit të tyre parlamentar. Për këtë arsye, në letrën e saj, Jozefina Topalli, duke informuar kreun socialist për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, i shkruan Ramës se do të dëshironte pjesëmarrjen në mbledhje të kryetarit të deputetëve socialist.
Ky lajm është publikuar: 02/03/2010