Subashi: “Hetimi i Prokurorisë nuk ndryshon rezultatin e zgjedhjeve”
Autori i Lajmit: S.T
Çfarëdo hetimi mbi zgjedhjet, përfshi atë penal apo parlamentar, nuk mund të ndryshojë rezultatin përfundimtar të procesit elektoral parlamentar të 28 Qershorit. Kështu pohon përfaqësuesja e Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Dëshira Subashi. Sipas saj, një rast i ngjashëm me atë që po ndodh në Fier, ku Prokuroria ka hapur hetime për abuzimet në komunën Ruzhdie, mund të përfundojë me ndjekje penale ndaj komisionerëve, por rezultati mbetet i njëjtë. “Çështjet në detyrë të komisionerëve janë të lidhura në mënyrë organike me çështjet zgjedhore, por çfarëdo përfundimi i Prokurorisë nuk ka lidhje me një rishqyrtim të rezultatit zgjedhor. Ai është përfundimtar”,- tha Subashi. Ajo ka shtuar se e njëjta gjë vlen edhe në rastin e Komisionit Hetimor Parlamentar. “Nuk ka asnjë mekanizëm ligjor për të rifutur në shqyrtim rezultatin zgjedhor lidhur me këtë zonë apo çdo lloj rezultati zgjedhor që KQZ e ka shpallur me vendim dhe Kuvendi ka filluar nga puna. Nuk ka asnjë mekanizëm ligjor, në bindjen time, që të rifusë në shqyrtim çështjen e një vendimmarrjeje për ndryshim rezultati zgjedhor, në mënyrë absolute”,- ka pohuar Subashi. Në rastin e Komunës së Ruzhdies, fletët e votimit të kësaj zone mbanin vetëm një vulë, pasi komisionerët socialistë u larguan bashkë me vulat e tyre nga qendra e numërimit. Komisioneri socialist braktisi detyrën, pasi pretendoi se u kërcënua me jetë në qendrën e numërimit, ndërkohë KQZ i rinumëroi fletët në selinë qendrore dhe i shpalli ato të vlefshme.
Ky lajm është publikuar: 02/03/2010