E Diel, 1 Nëntor 2026

Konkursi ''walk-together'', shpall fitues 16 studentë

Organizata ''walk-together'' në bashkëpunim me Universitetin privat U.F.O. dhe Fakultetin Ekonomik dhe Juridik të Universitetit të Tiranës organizuan një

konkurs me temë ''Mosbindja Civile''. Në këtë konkurs ishin të pranishëm grupe të fakulteteve që konkurruan, pedagogët përkatës të Universitetit privat U.F.O. dhe Universitetit të Tiranës të cilët vlerësuan me seriozitet debatin. Ky debat pati edhe mbështetjen e studentëve që ishin të pranishëm. Në këtë debat u diskutua mbi temën ''Mosbindja Civile'' në shoqërinë shqiptare, e cila u paraqit me argumente të ndryshëm dhe të larmishme. Bëhet me dije se në këtë konkurs merrnin pjesë 12 grupe pjesëmarrësish, ndër to 6 nga universiteti shtetëror dhe 6 nga universiteti privat, ku fitues u shpallën dy grupe, Universiteti i Tiranës me Fakultetin Ekonomik dhe Universiteti privat U.F.O. me degën Juridik. Vlerësimi u bë jo në prani të konkurruesve, por në prani të një jurie e cila ishte e përbërë nga Pedagogë dhe studentë të fakulteteve të ndryshme. Fituesit u vlerësuan në bazë të argumenteve që dhanë, të artikulimit të fjalëve dhe për njohuritë e tyre mbi ''Mosbindjen Civile'' Kjo organizatë ka realizuar dhe projekte te tjera, të cilat i ka arritur me sukses si, “Shkëmbimi kulturor midis shtetit shqiptar dhe atij kosovar, promovimi i zonave malore, informimi i studenteve mbi Kartën e Bolonjës dhe aktivitete të ndryshëm kundër duhanit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›