Vlorë ; DSHP-ja gropos mijëra shishe me pije freskuese të skaduara
Mijëra shishe me pije freskuese, të cilat u gjetën dje të hedhura nga subjekte të paidentifikuara në bregdetin e Triportit, 5 km larg qytetit të Vlorës, pasi u kishte kaluar afati i përdorimit, do të groposen për të evituar rrezikshmërinë që ato paraqesin për banorët e zonave përreth.
Drejtoresha e Shëndetit Publik në Vlorë, Bruna Ndreu, tha se "hedhja e shisheve me pije freskuese në këtë zonë, një veprim i paligjshëm i kryer nga persona të paidentifikuar, mund të ketë ardhur pas disa kontrolleve që kanë nisur inspektorët e DSHP-së ndaj njësive tregtare në Vlorë, të cilat mes të tjerash, kanë si objekt edhe verifikimin e cilësisë dhe afatit të përdorimit të produkteve ushqimore e pijeve të llojeve të ndryshme".
Ajo nënvizoi se groposja e pijeve freskuese do të bëhet në bashkëpunim me bashkinë dhe Inspektoratin e Sigurisë Ushqimore.
Sasia e mësipërme e pijeve freskuese u zbuluan nga kalimtarë të rastit, të cilët njoftuan drejtuesit e DSHP-së. Inspektorët e kësaj strukture vlerësuan gjendjen në vend, ndërkohë që drejtoresha Ndreu kërkoi bashkëpunimin e bashkisë dhe të Inspektoratit të Sigurisë Ushqimore pranë Drejtorisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, për groposjen e pijeve freskuese, si një masë e domosdoshme.
Pak ditë më parë, Drejtoria e Shëndetit Publik vendosi një gjobë prej 500 mijë lekësh për pronarin e një lokali në bregdetin e Radhimës, ku u gjetën 200 shishe me pije freskuese, të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit.