E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin investimet në rrugët problematike



Ministria e Transporteve ka nisur monitorimin e zbatimit të disa prej projekteve kryesore në investimet rrugore në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për rrugë kryesore dhe dytësore, mjaft problematike. Edhe këtë vit disa prej akseve rrugore më problematike në Durrës nuk do t’i nënshtrohen procesit të rikonstruksioneve. Është fjala për disa segmente, të cilat bëjnë pjesë në rrugët nacionale dhe disa të tjera në rrjetin rrugor të qytetit, ose thënë ndryshe, disa janë pjesë e inventarit të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe disa të bashkisë së qytetit. Kushdo që ka preferuar plazhin e Shkëmbit të Kavajës në fundjavë, e ka pësuar mbi vete bllokimin që shkaktohet nga trafiku i jashtëzakonshëm në këtë pjesë dhe i është dashur të presë me orë derisa rruga të lirohej. Ky segment është pjesë e rrugës Plepa-Kavajë. Ai është i gjatë rreth 1 km dhe meqenëse ajo rrugë është me tri kalime, dhe nuk e përballon fluksin e mjeteve, për çdo të shtunë e të diel nga ora 17:00 deri në orën 20:00 ajo bllokohet nga makinat e pushuesve. Policia rrugore e ka konsideruar këtë aks si gangrenën e zonës së plazhit. I vetmi shpëtim është zgjerimi i kësaj rruge edhe me korsi të tjera. Por edhe ky sezon veror e ka gjetur këtë rrugë me përmasat e vjetra dhe sipas informacioneve, nuk do të ketë projekte për ta ndryshuar atë.

Është një segment rreth 500 m i gjatë që duhet zgjeruar. Ajo ka parë si më të rëndësishme të tjera prioritete. Edhe pse është deklaruar nga ana e drejtuesve të Ministrisë së Transportit se ky projekt do të nisë të zbatohet që këtë vit, ende nuk ka asnjë shenjë për fillimin e punimeve. Ky mbikalim do të shërbejë për lidhjen e drejtpërdrejtë të autostradës Tiranë-Durrës me rrugën e Plepave. Për momentin, kjo lidhje realizohet nëpërmjet një rreth-rrotullimi, i cili përpiqet të shmangë kryqëzimin e makinave në rrugën Shijak-Durrës me ato që i drejtohen rrugës së Plepave. Por në sezonin veror drejtuesve të makinave u duhet të përballojnë pritje të gjata gjatë periudhës së flukseve të pushuesve dhe emigrantëve, të cilat zgjasin deri në 1 orë. Kjo është një rrugë 1,3 km e gjatë dhe lidh tregun industrial me zonën e ish-Kënetës, si dhe me rrugën hyrëse të Durrësit. Ky është një projekt i marrë përsipër nga ana e qeverisë për t’u mbështetur me fonde. Por punimet ende nuk kanë nisur, edhe pse projekti ka kohë që është dorëzuar në ministrinë përkatëse. Sipas drejtuesve të bashkisë, ky 6-mujor është në përfundim, por në buxhet pritet të vijë fondi nga qeveria, duke bërë të mundur zbatimin në terren të projekteve për rrugët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›