Sindikalistët kërkojnë uljen e moshës së pensionit
Përfaqësuesit sindikalistë kanë parashtruar sërish ditën e djeshme kërkesën e tyre për uljen e moshës së pensionit. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Punës, sindikalistët parashtruan kërkesat për rishikimin e politikave të qeverisë, me qëllim uljen e moshës së pensionit për kategori të veçanta punonjësish. Gjithashtu, ata kanë mbështetur rezultatet e planit aksion të ndërmarrë nga Instituti i Sigurimeve dhe Tatim-Taksat, për të rritur nivelin e derdhjeve të kontributeve.
ISSH
Shqetësimi i sindikalistëve është shprehur gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit Kombëtar të Punës, ku specialistë të ISSH-së dhe ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Kosta Barka, diskutuan mbi problemet e skemës së pensioneve. Kështu, sipas raportit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, një nga problemet e mëdha që has aktualisht skema e pensioneve është numri i ulët i kontribuuesve dhe paga joreale e deklaruar për efekt të kontributeve të sigurimeve shoqërore.
Pika më e rëndësishme e rendit të ditës që mori në shqyrtim KKP-ja ishte prezantimi i raportit të punës së ISSH-së për vitin 2007 dhe objektivat për vitin 2008. "Në qoftë se brezi i sotëm që është ekonomikisht aktiv (në moshë pune) nuk paguan kontributet e sigurimeve shoqërore, atëherë skema gjendet në vështirësi financiare për të paguar përfitimet që paguhen aktualisht.
“Nga ana jonë janë bërë përpjekje, mbështetur edhe në mundësitë reale në ISSH, për rritjen e numrit të kontribuuesve dhe nivelit të pagave që deklarohen, por gjykojmë se vetëm përpjekjet e ISSH-së nuk mund të mjaftojnë”, - theksoi zv.drejtori i përgjithshëm i ISSH-së, Ali Emini.
Bazuar në raportin e prezantuar, të ardhurat kontributive të subjekteve në përgjegjësi të ISSH-së, ishin programuar 2.650.000 mijë lekë dhe u realizuan 2.990.189 mijë lekë ose 112.8 për qind, me një tejkalim prej 340.189 mijë lekë.
Në drejtim të realizimit të objektivit për rritjen e nivelit të përfitimeve nga sigurimet shoqërore gjatë vitit 2007, me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave, u realizua rritja e pensioneve të qytetit në masën 5 për qind, ndërsa ato të fshatit 10 për qind, me një përfitim vjetor prej rreth 1.4 miliard lekë. Ministri Barka premtoi që në hartimin politikave për vitin 2009, grupet e interesit do të jenë pjesë e rëndësishme e konsultimit të tyre, me qëllim rritjen e efektivitetit të programeve të nxitjes së punësimit.