E Diel, 1 Nëntor 2026

“Konluzionet e The Economist përgjegjësi i Qeverisë”

Autori i Lajmit: red.
Partia Socialdemokrate kritikon Qeverinë pas të dhënave më të fundit të vlerësimeve të bëra në The Economist” lidhur me zhvillimin e demokracisë në Shqipëri. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PDS, Diana Çuli, pohoi dje se të jesh në kategorinë e vendeve me demokraci hibride, ashtu siç thekson indeksi 2008 për demokracinë nga The Economist Intelligence Unit do të thotë të mos jesh i aftë të realizosh zgjedhje të lira dhe të ndershme, të keqqeverisësh, të mos kesh liri të plotë të medias, të mos e kesh plotësisht të sigurt jetën e qytetarëve të vendit dhe të ushtrosh presion politik mbi institucionet e pavarura, etj. Ky sipas Çulit, nuk është faji i shoqërisë shqiptare e cila e dëshiroi, e ndryshoi sistemin dhe e kërkon vazhdimisht demokracinë, por faji mazhorancës dhe i keqqeverisjes së saj. “Ashtu si e la mandatin e parë në 96- 97, kur gati e futi vendin në konflikt civil, në këtë mandat, keqqeverisja e saj dallohet nga dy tipare kryesore: nga korrupsioni dhe konflikti institucional”, - tha ajo. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PSD u shpreh më tej se e vetmja zgjidhje është fitorja e së majtës në zgjedhjet e 28 qershorit.
Ky lajm është publikuar: 20/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›