MB:“Brenda tri javësh, asnjë dublim në lista”
Autori i Lajmit: red.
Ministria e Brendshme bëri të ditur dje se procesi i pajisjes me karta identiteti për shqiptarët, po vazhdon ashtu sikurse ishte parashikuar. Në një reagim ndaj Partisë Socialiste, zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, tha edhe numrin e personave të dubluar në lista, që, sipas tij, është rreth 50 mijë persona, një numër jo i vogël. “Numri i shtetasve që figurojnë të dubluar në regjistër është 50.392 dhe jo 100 mijë, siç u deklarua në selinë e Partisë Socialiste. Nga ana tjetër, theksojmë edhe një herë se është pikërisht formati elektronik i Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, që siguron një numër të veçantë identifikimi për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë”, - theksoi zëdhënësi, i cili shtoi se nga numri personal që i jepet çdo shtetasi përcaktohet ekzaktësisht se sa dublikime ka në regjistër dhe ku ndodhen ato. Zëdhënësi tha më tej se po vijon puna për pastrimin e këtyre publikimeve, punë e cila do të përfundojë brenda tri javësh.
Ky lajm është publikuar: 20/01/2009