Nis sesioni parlamentar, Nano rikthehet në Kuvend
Autori i Lajmit: red.
Kuvendi ka zhvilluar dje seancën e parë plenare për sesionin e ri parlamentar dhe i fundit për këtë mandat. Në seancën pleanre, e cila zgjati vetëm pak minuta, ka marrë pjesë pas rreth 6 muajsh mungese, dhe ish-kreu i PS-së, aktualisht deputet i kësaj partie, Fatos Nano. Seanca nisi me fjalën e nënkryetarit të Kuvendit, Neritan Ceka, dhe më pas të deputetit socialist Kastriot Islami. Ai ka përcjellë në Kuvend shqetësimin e kreut të PS-së, Rama, lidhur me procesin zgjedhor. Islami kërkoi ngritjen e një komisioni “ad hoc” për dublikimet në listat e zgjedhësve, por edhe për kartat e identitetit. Deputeti i Partisë Socialite ka folur për procesin e pajisjes me karta identiteti, duke e konsideruar si jotransparent dhe kaotik. Përmes deputetit Islami, Partia Socialiste kërkon korrigjimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për t i dhënë prioritet pajisjes me karta të zgjedhësve që nuk kanë pasaportë dhe më pas të procedohet me shtetasit e tjerë. Më tej është miratuar dhe kalendari dhjetëditor i punimeve parlamentare.
Ky lajm është publikuar: 20/01/2009