E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konservatorët në Britani shpalosën programin zgjedhor

Partia Konservatore e Britanisë ka shpalosur platformën e vet zgjedhore, duke u bërë thirrje votuesve të luajnë një rol më të madh në qeverisje, duke përjashtuar deputetët që nuk bëjnë asgjë dhe duke kërkuar shërbime më të mira publike.

Kreu i partisë, David Cameron, theksoi se manifesti i partisë së tij për zgjedhjet e 6 majit u bën thirrje votuesve për të kundërshtuar atë, që ai e quan rritjen e pajustifikuar të tatimeve vendore.

Ai mbështeti gjithashtu propozimet për të lejuar votuesit që të zgjedhin shefat e policisë dhe tha se elektorati duhet të lejohet për të ngritur shkolla në stilin amerikan.

Kryeministri britanik dhe kreu i Partisë Laburiste, Gordon Brown, nis fushatën e partisë së tij ditën e hënë.

Partia Laburiste, e cila renditet pas konservatorëve në anketat e opinionit publik, vitin e kaluar është tronditur nga një skandal shpenzimesh nga ana e ministrave, i cili madje rrezikoi edhe rrëzimin e qeverisë së tij.

Edhe shtypi britanik gjatë ditës së djeshme u përqendrua te programi zgjedhor i konservatorëve, me ç’rast gazeta citoi Cameronin, i cili theksoi se partia e tij kërkon që “pushteti të jetë i popullit, e jo i qeverisë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›