Tërmet i fuqishëm në Kinë
Një tërmet i ka goditur sot pjesët veriperëndimore të Kinës, me ç’rast kanë humbur jetën së paku 400 persona dhe janë lënduar mbi 8 mijë të tjerë, kanë njoftuar mediet shtetërore kineze.
Tërmeti që goditi provincën Qinhai, në orët e para të mëngjesit, kishte një fuqi prej 6.9 shkallë të Rihterit.
Sipas qendrës së tërmeteve në Kini, tërmeti ka ndodhur në qarkun Yushu, zonë kjo me popullatë jo edhe aq të dendur.
Radioja kombëtare e Kinës njoftoi se rreth 80 për qind e shtëpive, në zonën e goditur, janë shkatërruar.
Përpjekjet për shpëtim po pengohen nga mungesa e lidhjeve telefonike, të cilat janë dëmtuar rëndë si pasojë e tërmetit.
Autoritetet kineze në zonën e goditur kanë dërguar njësi të ushtrisë dhe ekipe shpëtimtare.