Një pyll, dy tragjedi

Udhëheqësit e qeverisë së Polonisë në ekzil, gjatë kohës sa vendi ishte nën pushtetin e regjimit, të mbështetur nga Bashkimi Sovjetik; punëtorët e fabrikës së anijeve, largimi i të cilëve nga puna nxiti kryengritjen e punëtorëve, e cila në fund provokoi rënien e komunizmit në këtë vend; kryesuesi i bankës, i cili ndihmoi që të ruhet stabiliteti, kur pjesa tjetër e shteteve anëtare të BE-së u zhytën në recesion.
Kur Polonia humbi presidentin e saj dhe krerët kryesorë ushtarakë, në tragjedinë që ndodhi të shtunën, pas rrëzimit të aeroplanit, me ç’rast humbën jetën 96 persona, ajo gjithashtu humbi edhe një pjesë të historisë së vet të gjallë dhe pjesëtarë të tjerë elitë të shoqërisë.
Është një hidhërim edhe më i madh fakti se ata vdiqën në afërsi të pyllit Katin, në Rusi, ku me mijëra oficerë polakë u vranë nga forcat sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kuadër të përpjekjeve për të eliminuar elitën e Polonisë.
“Kjo i ngjason mjaft Katinit, ku u prenë kokat tona”, deklaroi ish-presidenti i Polonisë, Lech Walesa.
Së bashku me Lech Kaczyskin, pas rrëzimit të aeroplanit në Smolensk, humbën jetën edhe bashkëshortja e tij, Maria Kaczysnki, bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, ligjvënës, komandantë të ushtrisë, personalitete të kishës, figura historike, anëtarët e ekuipazhit dhe të afërmit e viktimave të masakrës kundër oficerëve polakë në Katin, në vitin 1940. Ata po udhëtonin për në Katin për të shënuar përvjetorin e 70 të masakrës.
Policia e fshehtë sovjetike vrau me mijëra udhëheqës ushtarakë dhe intelektualë polakë, në Katin dhe në vende të tjera, në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Ishte kjo pjesë e strategjisë për të nënshtruar Poloninë, pjesën lindore të të cilit vend forcat sovjetike e pushtuan në vitin 1939, me qëllim të kontrollit më të mirë të vendit.
Në mesin e viktimave të tragjedisë ishte edhe ish-presidenti polak në ekzil, Ryszard Kaczorowski, 90 vjet, udhëheqësi i fundit i qeverisë polake në ekzil, e cila ka vepruar në Londër.
Qeveria në ekzil u formua gjatë pushtimit nazist të Polonisë dhe ka vazhduar ta cilësojë veten si qeveri legjitime, gjatë periudhës së regjimit komunist, deri në momentin kur presidenti Leh Walesa u bë presidenti i parë i zgjedhur nga populli, në vitin 1990.
Si pasojë e aksidentit, humbi jetën edhe ikona e lëvizjes polake për liri, Anna Walentynowicz, 80 vjeçe.
Punëtorët e fabrikës Lenin në Gdansk hynë në grevë, pasi që Walentynowicz u dëbua nga vendi i saj i punës në vitin 1980, për shkak të aktiviteteve të saj opozitare.
Kjo padrejtësi nxiti greva, të cilat u përhapën me shpejtësi në gjithë Poloninë, duke e forcuar kështu lëvizjen Solidarnost, lëvizje kjo e cila e ndihmoi përmbysjen e komunizmit në Poloni nëntë vjet më vonë.
Polonia humbi gjithashtu edhe njërin prej arkitektëve të stabilitetit ekonomik gjatë krizës së fundit globale, kryetarin e Bankës Kombëtare të Polonisë, Slawomir Skrzypekun, 46 vjeç, bashkëpunëtor i ngushtë i Kaczynskit.
Nominimi i Skrzypeksit në vitin 2007 u kritikua ashpër, ngase ai vlerësohej si i papërvojë. Megjithatë, vendimi i tij për të mbrojtur vlerën e zllotit dhe sigurinë e bankave, i ndihmoi Polonisë që si e vetmja ekonomi e BE-së të shmangë recesionin, përkundër tkurrjes globale vitin e kaluar.
“Ishte kjo vërtet një nga karrierat më të mrekullueshme në Poloni gjatë viteve të fundit”, thotë analisti politik, Rafal Chwedoruk, nga Universiteti i Varshavës.
“Madje edhe kritikët e tij theksuan se nën kryesimin e Skrypeksit, banka e ka luajtur mjaft mirë rolin e saj”, shtoi ai.
Në mesin e të vdekurve ishin edhe disa prej zyrtarëve më të lartë ushtarakë të Polonisë, duke përfshirë këtu edhe shefin e shtatmadhorisë së armatës, gjeneralin Franciszek Gagor, viceadmiralin e flotës detare, Andrzej Karweta, 51 vjeç; gjeneralin Andrzej Blasik, nga radhët e forcave ajrore dhe komandantin kryesor të forcave tokësore, gjeneralin Tadeusz Buk.
Në Kabul, amerikani i cili kryeson forcat e aleancës në Afganistan dhe Pakistan, gjenerali David Petraeus, ofroi ngushëllimet e tij.
Zëdhënësi i qeverisë së Polonisë, Pavel Gras, theksoi se zëvendësit e ushtarakëve të ndjerë kanë marrë përsipër kryesimin e forcave të armatosura të Polonisë dhe se zyrat shtetërore janë duke funksionuar normalisht, përkundër humbjes së madhe.
Në mesin e të vdekurve ishte edhe Janusz Kochanowski, zyrtari shtetëror, përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
Figurë tjetër prominente që humbi jetën ishte Janusz Kurtyka, historian dhe hulumtues.
Në aeroplan ishin edhe disa nga këshilltarët më të ngushtë të Kaczynskit, njerëz që kanë studiuar jashtë vendit. Në mesin e tyre ishin Vladyslav Stasiak, kryesues i zyrës së presidentit; Aleksander Szczyglo, shef i zyrës për siguri kombëtare dhe këshilltarët Mariusz Handzlik dhe Pawl Wypych.
Vendi humbi edhe Zonjën e parë, aq të adhuruar nga polakët, Maria Kaczynska, ekonomiste dhe përkthyese, e cila la anash karrierën e saj për të mbështetur bashkëshortin.
Tragjedia ka shokuar edhe komunitetin polak në Chicago, i cili në këtë aksident humbi skulptorin Wojciech Seweryn.
Seweryn, 70 vjeç, ka disenjuar qendrën përkujtimore për viktimat e Katinit, e cila është e vendosur në qytetin Niles, Illinois. Seweryn kishte ndërmarrë udhëtimin për të nderuar të atin e tij, i cili u vra në Katyn para 70 vjetësh. (AP)