E Diel, 1 Nëntor 2026

Konsorcioumi “The world of the professionals” paraqet tek kryeministri projekte për të investuar në fushën e mjekësisë.

Kryeministri Sali Berisha priti sot në zyrën e tij presidentin e Konsorciumit “The world of the professionals”, Dr.Gregory Shimshirian. Presidenti i kompanisë prestigjioze shprehu interes për të investuar në Shqipëri në fushën e telemjekësisë, sigurisë dhe tregut të pasurive të paluajtshme.
Kryeministri Berisha shprehu gadishmërinë për të mbështetur investimet në këto fusha. Kryeministri tha se investimet në mjekësi kanë nxitur qeverinë të plotësojë bazën ligjore që mundëson projektet në këtë sektor.
Gjatë bashkëbisedimit, Kryeministri rikonfirmoi politikat e qeverisë pro investimeve të huaja dhe krijimin e kushteve lehtësuese për këto sipërmarrjeje.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›