E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha priti sot Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, z. Saba D`Elia

Kryeministri Berisha priti sot Ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, z. Saba D`Elia   

Kryeministri Berisha  i uroi mirëseardhjen Ambasadorit  D`Elia dhe nëpërmjet tij i përcolli falenderimet më të sinqerta  ish-Ambasadorit të Italisë në vendin tonë, z.Januci për kontributin që ka dhënë me punën e tij të përkushtuar në forcimin e  marrdhënieve  midis Italisë dhe Shqipërisë. 

Kryeministri Berisha i shprehu Ambasadorit D`Elia vullnetin e palëkundur të qeverisë shqiptare  në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Italinë, jo vetëm në marrdhëniet bilaterale, por edhe në ato multilaterale si dhe në inkurajimin e investitorëve italianë,  për të investuar në Shqipëri. 

Nga ana e tij Ambasadori D`Elia u shpreh se ai nis misionin e tij në Shqipëri nga një bazë marrëdhëniesh të shkëlqyera mes dy vendeve.

Z. D` Elia u shpreh se vizita e pritshme e Kryeministrit Italian Romando Prodi në Shqipëri në ditët e para të dhjetorit, do t`i çojë marrëdhëniet mes dy vendeve në nivelin më të lartë.  

Gjithashtu ambasadori D`Elia rikonfirmoi mbështetjen e Italisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në NATO dhe BE.  

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›