E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret zotin Thomas E. McKeever, Drejtor i Zyrës së Sigurisë së NATO-s

Kryeministri Berisha prit sot në një takim zotin Thomas E. McKeever, Drejtor i Zyrës së Sigurisë së NATO-s dhe Këshilltar i  Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Çështjet e Sigurisë.

Gjatë takimit, Kryeministri  Berisha e njohu zotin McKeever me reformat e thella dhe të gjithanshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare, në kuadër të procesit të integrimit në NATO, në të gjitha fushat, ekonomike, politike, të  mbrojtjes, në fushën e sigurisë së informacionit të klasifikuar, etj. Gjithashtu, Kryeministri shprehu vendosmërinë e plotë të qeverisë shqiptare për të thelluar edhe më tej këto reforma, për të merituar ftesën për anëtarësim në NATO.

Zoti McKeever falënderoi përzemërsisht Kryeministrin për mikpritjen dhe shprehu vlerësimin e tij për ecurinë e reformave, në veçanti punën e bërë për sa i përket sigurisë së informacionit të klasifikuar. Ai e siguroi Kryeministrin për mbështetjen e plotë të Aleancës në përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në NATO.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›