“G99”-a, letër Presidentit Topi për votën e emigrantëve
Grupimi politik “G99” i ka dërguar dje një letër zyrtare Presidentit të Republikës, Bamir Topi, për t’i kërkuar të gjithë mbështetjen e tij politike dhe institucionale në promovimin e iniciativës për të garantuar mundësinë e votimit në zgjedhjet e përgjithshme legjislative dhe referendumet kombëtare për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit, nismë që ka gjetur mbështetje të gjerë nga aktorë politikë, shoqëria civile dhe organizatat e emigrantëve shqiptarë. “G99”-a i ka bërë thirrje presidentit Topi në kapacitetin e tij si simbol i unitetit të kombit dhe garantues i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që të bëhet një faktor në këtë sfidë e cila më shumë se çdo gjë kërkon vullnet politik.
11 Qershor 2008