E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: “Berisha gënjeu për rritjen e pagave dhe pensioneve”



Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe, i ka quajtur mashtrime dhe gënjeshtra premtimet e kryeministrit Berisha për rritjen e pensioneve dhe pagave të buxhetorëve. “Me rritjen 15% që ka lançuar dje kryeministri, kjo masë të ardhurash arrin në fshat në 6070 lekë. Rritja prej 15% e pensionit minimal në fshat përfaqëson një rritje prej vetëm 660 lekë në vit, ose 54 lekë në muaj, ose 1.8 lekë në ditë.
Kryeministri më i korruptuar i Europës lançoi këtë rritje qesharake me monedha, në një kohë kur rroga e tij neto prej 2.1 milionë lekësh të vjetër, vetëm 4% e rritur do të jetë 84 mijë lekë të vjetër. Kryeministri më i korruptuar në Europë, mbi këtë grabitje ka vendosur grabitjen tjetër përmes çmimit të energjisë elektrike, kompensimit për rritjen e së cilit është caktuar prej dy vitesh në buxhetin e shtetit, por prej dy vitesh pensionistët nuk e përfitojnë atë”, - tha Braçe.

11 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›