E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: “Do të reformojmë thellë sistemin shëndetësor”



Partia Socialiste ka prezantuar dje Enciklikën e Shëndetësisë, në një takim ku merrnin pjesë njerëz të sistemit shëndetësor në vend. Ky dokument koleksionin të gjitha problemet e konstatuara prej Partisë Socialiste në sistemin e shëndetësisë. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në këtë takim tha se qeveria e ardhshme socialiste do të ndërmarrë një reformë të thellë në sistemin shëndetësor. “Nuk jam absolutisht dakord që reforma në këtë sistem ka dhimbje, ose më saktë reforma në sistemin aktual shëndetësor, do të ketë një dhimbje shumë therëse vetëm për partitë politike, jo për mjekët, jo për infermierët, jo për pacientët, jo për qytetarët. Është një reformë e cila nuk bëhet prej 17 vjetësh, vetëm për shkak të çetave në pushtet, të cilat ushqehen me abuzimet mbi sistemet që duhet të qeverisin brenda organizimit të shoqërisë tonë. Kjo reformë, gjëja e parë që duhet dhe që do të bëjmë qysh në masën e parë që ne do të marrim për shëndetësinë në Shqipëri, do të heqë nga ministri tenderat dhe të gjitha mundësitë për të komanduar sistemin me mjetet financiare, të cilat pastaj kthehen në mjete abuzive”, - tha Rama.

11 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›