E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Konstandini dhe Dhoqina” në TK

Tiranë - “Konstandini dhe Dhoqina” është premiera që do të ngjitet sot në skenën e Teatrit Kombëtar nga regjisori grek, Sotiri Hatzakis, dhe nën interpretimin e aktores Margarita Xhepa.

Në një konferencë për shtyp, regjisori Hatzakis është shprehur se puna për realizimin e kësaj shfaqe ka filluar që para 15 vitesh, kur u mblodhën 3 000 variante të kësaj historie nga vende të ndryshme të Ballkanit.

Kjo vepër është organizuar ne mënyrë skenike në formën e tragjedisë dhe akteve popullore. Të gjitha vendet e Ballkanit do të mblidhen së bashku për të realizuar një legjendë të vetme atë të “Konstandinit dhe Dhoqinës”.

Ngjitja në skenë e kësaj vepre ka si synim në vetvete për të sjellë idenë se të gjithë ballkanasit kanë një të ardhme të përbashkët, të cilët duhet ta ruajnë atë në mënyrën më paqësore .

Në skenë kjo shfaqe do të shoqërohet me dhimbje dhe lutje vaji, të cilat janë huazuar nga kultura e pesë popujve, e ndërthurur në një baladë si ajo shqiptare, greke, rumune, bullgare dhe serbe.

Kjo premierë do të vihet sot në skenën e Teatrit Kombëtar, dhe do të vijojë më pas me turin e saj në teatrot e Serbisë, Bullgarisë dhe Rumanisë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›