E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana sot kufizime, punime në linjën 110 kilovolt Selitë–Sharrë



Një pjesë e mirë e kryeqytetit do ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Kufizimi i energjisë elektrike do jetë si shkak i punime që po kryhen në linjën e tensionit të lartë, Selitë-Sharrë. Rreth 8 orë disa zona të Tiranës s’do kenë energji. Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a. bënë të ditur se ditën e enjte, 23-04-2009, do të kryhen punime në nënstacionin e Sharrës dhe në linjën 110 kv Selitë-Sharrë. OST sh.a. njofton konsumatorët se nga ora 09:00-17:00, si pasojë e punimeve do të ketë kufizime të energjisë elektrike në zonën e Tiranës së Re, Selitës, Bllokut, Kombinatit dhe Ndroqit.

Riklasifikimi i licencave të ndërtimit, shtyhet afati dhe 6 muaj

Ndërtuesit që kërkojnë të bëjnë riklasifikim të licencës për aktivitetin që ushtrojnë do të kenë kohë edhe 6 muaj të tjerë. Këshilli i Ministrave miratoi dje një ndryshim në vendimin nr. 42, datë 16.1.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale të zbatimit, klasifikimit dhe disiplinimit të subjekteve juridike, që ushtrojnë veprimtari ndërtimi”, të ndryshuar. Sipas këtij vendimi, pika 5 e kreut IX, “Dispozita kalimtare dhe të fundit”, të rregullores, që i bashkëlidhet vendimit nr.42, datë 16.1.2008, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, duke u bërë “Rikategorizimi dhe riklasifikimi i licencave të dhëna para hyrjes në fuqi të vendimit nr.42, datë 16.1.2008, të Këshillit të Ministrave, përfundon 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›