Grupet e punës tre ditë në aksion për pikat e gazit
23/04/2009 Të paligjshmit do të mbyllen
Pikat e paligjshme të tregtimit të gazit në Tiranë do të mbyllen. Dy grupe kontrolli kanë nisur punën që dje për të kryer verifikimin e të gjitha pikave që kryejnë këtë veprimtari. Ministria e Ekonomisë ka nxjerrë urdhrin e përbashkët, me Ministrinë e Brendshme. Sipas zëvendësministrit të METE-s, Neritan Alibali, aksioni do të zgjasë tre ditë. Strukturat e kontrollit janë ato të Inspektoratit Qendror Teknik, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri, forcat e policisë, si dhe Inspektorati i Ndërtimit. Zonat e kontrollit janë ndarë mbi bazë minibashkie për secilin grup. Nga informacionet e mbërritura konstatohet se situata më emergjente rezulton të jetë në përpunimin dhe tregtimin e gazit në Tiranë dhe në qytete të mëdha të vendit. “Janë identifikuar instalime të paligjshme të autogazeve pranë stacioneve të karburanteve për automjete brenda zonave të banuara, që klasifikohen me nivel rrezikshmërie të Grupit të Tretë dhe si të tilla duhet të mbyllen",- tha Alibali. Nëse do të konstatohen kundërvajtje ligjore grupet e kontrollit do të marrin masa ligjore. “Është konstatuar se procesi i transvazimit të GLN (gazit të lëngëzuar të naftës) nga bombola në bombol në pika shitje e ambiente brenda zonave të banuara është i pasigurt, pasi nuk ka asnjë element sigurie teknike”, - tha Alibali. Ai kryhet në prezencë të qytetarëve, ambientet janë të papërshtatshme dhe kanë personel të pakualifikuar. Aksioni do të shtrihet në qytete të tjera të vendit.