E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsullate italiane edhe ne Gjirokaster

Brenda muajit nëntor do të çelet në Gjirokastër konsullata e përgjithshme italiane. Gjatë aktiviteteve të zhvilluara në Javën e Gjuhes dhe Kultures Italiane ne Bote dhe 150- vjetorit te Bashkimit te Italise, konsulli i përgjithsëm italian në Vlorë Sexhio Strozzi përuroi çeljen e qëndrës së gjuhës dhe kulturës italiane prane Universitetit “Eqerem Cabej”.

“Bashkëpunimi me universitetin e Gjirokastrës deri tani është i shkëlqyer. Ky bashkëpunim do të vijojë edhe në të ardhmen sidomos në fushën e arsimit. Në funksion të kësaj jemi në fazën pregatitore të projektit dy gjuhësh që do të zbatohet në shkollat e mesme të qytetit të Gjirokastrës”- tha Strozzi.

Të gjitha aktivitetet e zhvilluara në javën italiane si ekspozita, konferenca, projeksion filmash, spektakle me poezi dhe muzike prane shkollave të qytetit, kanë pasur për qëllim promovimin e gjuhës dhe kultures  italiane ne  rajonin e Gjirokastres, por edhe zhvillimin e bashkepunimit midis dy vendeve.

Ismail Xhaferri                                 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›