Rezoluta e KiE Politika maturi per zgjedhjet tjera

Kongresi i Këshillit të Evropës miratoi me 88 vota “pro” raportin e raportuesit gjerman Volkram Gebel për zgjedhjet lokale në Shqipëri. Raporti i cili u miratua në Kongresin e Autoriteteve Rajonale dhe lokale që po zhvillon punimet ne Strasburg, evidenton situatën e zgjedhjeve te 8 majit, bën thirrje për maturi nga forcat politike për zgjedhjet e ardhshme lokale si dhe jep rekomandime konkrete për hapat që duhet të ndërmarrë vendi ynë.
Përmes rezolutës, Këshilli i Evropës e vendos theksin tek dialogu dhe bashkëpunimi mes partive politike si dhe bën thirrje që partitë politike të angazhohen në procesin e integrimit të vendit. Kongresi i autoriteteve lokale e rajonale të Këshillit të Evropës gjithashtu i kërkoi Komitetit Monitorues të konsiderojë rezultatet e misionit vëzhgues në përgatitjen e raportit monitorues të demokracisë lokale dhe rajonale në Shqipëri, të planifikuar për vitin e ardhshëm.