E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konsulli çek Adam Finjos ripërsërit qëndrimin për reformat e qeverisë

“Shqipëria, progres në rrugën e saj integruese, aplikimi për statusin e kandidatit, vendim historik”

Pas dorëzimit të kërkesës për statusin e vendit kandidat, monitorimi i BE-se për Shqipërinë do të jetë i shumëfishuar. Konsulli çek Adam Finjos, i vendit që ka presidencën e radhës deri në fund të këtij muaji, thotë se Shqipëria ka bërë progres në proceset  e veta integruese dhe aplikimi ka pasur mbështetjen e plotë të Çekisë. 

“Ishte vendim historik për qeverinë shqiptare aplikimi për statusin e vendit kandidat  e mbi të gjitha gjatë presidencës sonë. Që prej janarit 2009 Shqipëria ka arritur një progres në rrugën e saj integruese. Pas NATO-s  sfidat janë më të larta për ju po ashtu reformat do të monitorohen me më shumë vëmendje. Para se gjithash këto reforma janë investim për ju”, tha Adam Finjos, konsull çek.

Deklaratat konsulli cek i bëri gjatë prezantimit të “Akademisë Evropiane”, një shkollë verore në formën e masterit e cila ka për  qëllim krijimin e një platforme informimi, studimi, debatesh e trajnimi mbi Bashkimin Evropian në tërësi dhe procesin e integrimit të vendit tonë në këtë strukturë në veçanti. Projekti financohet nga Komisioni Evropian.

“Akademia Evropiane”, i pari aktivitet i këtij lloji që organizohet në Shqipëri, ka për qëllim krijimin e një platforme informimi, studimi, debatesh e trajnimi mbi Bashkimin Evropian në tërësi dhe procesin e integrimit të vendit tonë në këtë strukturë në veçanti. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›