E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu: Fitorja e Qendrës së Djathtë në Evropë, thirrje që na fton në rrugën e ndryshimit”

Zëdhënësja e fushatës elektorale në Partinë Demokratike, Majlinda Bregu përshëndeti dje votëbesimin e qendrës së djathtë në plot 23 vende të BE, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, është dëshmi e qartë se vetëm vota djathtas është rruga për të ndërtuar Shqipërinë evropiane. Duke përshëndetur triumfin e së djathtës në europë, në emër të Partisë Demokratike, Bregu u shpreh se kjo është një fitore e madhe e partive simotra në të 23 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. 

“Kjo fitore është një tjetër dëshmi e qartë që tregon se Evropa e ka gjetur tashmë rrugën e saj të zhvillimit, ‘right is right’, duke votuar djathtas. Fitorja e qendrës së djathtë në 23 vendet e BE-së tregon se vetëm vota djathtas është rruga për të ndërtuar Shqipërinë evropiane. 

Zëdhënësja e fushatës së PD-së shtoi se “kjo fitore na dëshmon se Shqipëria ka përkrahës e miq të mëdhenj në Komisionin dhe Parlamentin Evropian. Këta miq të mëdhenj të PD-së shqiptare, me në krye presidentin e parlamentit evropian  H. G Potering, kanë fituar dhe do të udhëheqin Brukselin. Fitorja e Qendrës së Djathtë në mbarë Evropën është një thirrje e fuqishme që na fton të vazhdojmë në rrugën tonë të ndryshimit. Të votojmë si e gjithë Evropa, vetëm djathtas”, deklaroi ajo. 

Bregu iu përgjigj edhe pyetjes së gazetarëve lidhur me sondazhin e zgjedhjeve të publikuar nga USAID, që nxori fituese Partinë Demokratike dhe njëherazi ndaj akuzave të PS-së se këtë sondazh e bënë njerëz pranë PD-së. Zëdhënësja e fushatës Majlinda Bregu, deklaroi se Partia Demokratike nuk ka lidhje me asnjë sondazh, porsa kohë sondazhet që zhvillohen në vend, janë të pavarura. Bregu konsideroi si të turpshme diktatin e egër të Edi Ramës, ndaj disa medieve elektronike dhe të shkruara që nuk pasqyruan rezultatet e këtij sondazhi. 

“Ne nuk kemi dashur të bëjmë komente për sondazhin sepse ju e dini sepse sondazhet janë të pavarura , por besoj që është qesharake të pretendosh që Drejtuesi  Kryesor i Organizatës, i cili ka realizuar sondazhin dhe është z. Gent Ibrahimi. I kërkoj ndjesë që po i përmend emrin, por  në fakt Genti nuk është i PD-së, as nuk anon djathtas, por është kunati i Mimi Kodhelit dhe nuk besoj që qoftë për lidhje familjare ka ndonjë tendencë për të votuar djathtas. Gjithashtu, është e papranueshme dhe e turpshme që disa media të kontrolluara nga Edi Rama, nuk pasqyruan rezultatet e sondazhit”, u shpreh Bregu. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›