Konsumatorët, pesimistë për gjendjen financiare
Pas periudhës prill-shtator 2008, pozitive për konsumatorët, rezultati nga anketimi i bërë nga BSH-ja del negativ për tremujorin e fundit të vitit. Nga 1200 të pyetur, mësohet se treguesi i besimit te konsumatorët ka pësuar rënie, i përcaktuar nga prirjet pesimiste për situatën e tyre financiare dhe ekonomike për tremujorin e parë të 2009-ës. Situata financiare dhe ekonomike është vlerësuar negativisht dhe në rënie nga konsumatorët. Konsumatorët presin rënie në nivelin e përgjithshëm të çmimeve pas një tremujori dhe pas një viti. Konsumatorët presin që në gjashtëmujorin e parë të vitit 2009, niveli i papunësisë të rritet. Anketa tregon se 49 për qind e konsumatorëve janë shprehur se papunësia do të rritet gjatë vitit në vijim.