Zgjerimi ecën, por jo si Eurostari
Oli Ren
Unë jam i gëzuar të shoh që zgjerimi i BE-së vazhdon të jetë mjaft joshës, që grumbullon një audiencë të tillë kaq të shquar që në fillimin e ditës së martë.
Le të falënderojmë Qendrën për Politikat Europiane për organizimin e këtij aktiviteti dhe për mbajtjen gjallë dhe në mënyrë të vazhdueshme të debatit për Zgjerimin e BE-së gjithë këto vite. Kjo mbetet shumë e vlefshme për Europën.
Aktiviteti i sotëm është sërish shumë në kohë. Disa europianë shtrojnë çështjen rreth zgjerimit të BE-së në mesin e krizës ekonomike. Ky debat ka gjasa që të ndizet në mënyrë të gjallë, madje edhe në të ardhmen, kur të vijnë zgjedhjet europiane.
Zgjerimi dhe kriza
Është e qartë se ekonomia dhe puna janë shqetësimet kryesore dhe të para të qytetarëve tanë në ditët e sotme. Europianët janë të shqetësuar rreth të ardhmes së punës dhe mirëqenies së tyre. Unë e ndiej mundimin e tyre dhe shoh se ne duhet t’u japim përgjigje shqetësimeve të qytetarëve tanë për politikat e caktuara ekonomike dhe ato të punësimit.
Kjo është ajo që ne dëshirojmë të bëjmë me Planin Europian të Rigjenerimit Ekonomik, i cili është nënshkruar në samitet e fundit europiane. Ajo që ne dëshirojmë të bëjmë me propozimet tona është të reformojmë rregullat financiare botërore, të cilat janë në agjendën e Samitit të G20-s këtë javë.
Dhe ajo që ne dëshirojmë të bëjmë me partnerët tanë socialë në Samitin e Punësimit në muajin maj është që të thyejmë gjendjen negative që rrezikon thellimin e krizës ekonomike.
Pavarësisht faktit se po luftojmë recensionin ekonomik, ne nuk duhet ta bëjmë zgjerimin e BE-së një kurban për të, ashtu siç ai nuk e meriton dhe ashtu siç ai nuk është përgjegjës për sëmundjet tona sociale.
Duke vënë në pyetje zotimet tona rreth zgjerimit të BE-së, kjo gjë nuk na ndihmon që të kapërcejmë rënien ekonomike.
Le të mbajmë në mendje se problemet tona ekonomike nuk janë fajet e një punëtori serb apo një punonjësi kroat të administratës. Për më tepër, ata tkurren nga gabimet e sistemit të kapitalizmit financiar dhe zanafillën ai nuk e ka në rrugët kryesore të Zagrebit dhe Beogradit, por nga Wall Street.
Ne duhet t’i kapërcejmë mitet me fakte dhe t’u përgjigjemi shqetësimeve të qytetarëve tanë me politika të zgjuara ekonomike.
Retrospektiva e zgjerimit
Unë dëshiroj që sot të ndaj me ju tri çështje kryesore:
1- Së pari, cili është bilanci i zgjerimit të BE-së në periudhën 2004-2007?
Ky vit shënon një përvjetor historik të dyfishtë: 20 vjet më parë ne pamë rënien e Murit të Berlinit dhe përshpejtimin e transformimit demokratik në Europë. Në maj, ne do të kremtojmë 5-vjetorin e Zgjerimit të Bashkimit Europian që ribashkoi në mënyrë paqësore pjesën Lindore dhe Europën Perëndimore.
Kjo na jep një arsye dhe një mundësi për të bërë një bilanc të ndershëm dhe faktues të ndikimit të raundit më të fundit të zgjerimit.
Mbi të gjitha, zgjerimi i Bashkimit Europian ka shërbyer si një liman i stabilitetit dhe demokracisë dhe ka transformuar lirinë individuale dhe dinamizmin ekonomik në Europë. Ai nxiti ndryshimet demokratike paqësore dhe zgjeroi hapësirën e lirisë dhe të prosperitetit në më shumë se 500 milionë njerëz.
Zgjerimi ka rritur peshën tonë në botë, - për të qenë në bisedimet tregtare ndërkombëtare apo kur flitet për çështje të natyrës globale, të tilla si ndryshimet klimaterike apo zhvillimi. Ajo që mbetet thelbësore, rriti kapacitetin tonë për menaxhimin e krizave, në mënyrë të dukshme te misionet paqeruajtëse.
Përsa i përket ndikimit ekonomik, unë dhe kolegu im Joakin Almina paraqitëm një studim krahasues muajin e kaluar. Ndër gjërat kryesore që konstatohen janë se zgjerimi ka sjellë përfitime qoftë te shtetet e vjetra anëtare të BE-së apo edhe te shtetet e reja.
Ta ilustrojmë këtë me një shembull konkret: tregtia midis shteteve të vjetra dhe të reja të BE-së pësoi rritje gati duke u trefishuar në më pak se 10 vjet (Nga 175 miliardë euro në rreth 500 miliardë euro në vitin 2007). Madje, kjo tregohet më tej në pesëfishimin e tregtisë mes vetë shteteve anëtare, të cilat në të njëjtën periudhë arritën nga 15 miliardë në 77 miliardë euro.
Ky është një faktor kyç për të shpjeguar pse, që nga viti 2004 dhe deri tek kriza aktuale financiare që ka shpërthyer tani, ka një rritje vjetore të punësimit në masën 1.5% ndërsa në vendet e vjetra anëtare rreth 1% në vit.
Në mënyrë institucionale, frika se Bashkimi i 27 vendeve anëtare mund të përballet me një vendimmarrje fatkeqe tregohet se është e pagjetur. Megjithatë, një heterogjenitet më i madh kërkon një mision më të madh për të arritur në qëndrime dhe politika të përbashkëta.
Dikur, Zhak Delor tha se të rritesh nga 12 në 15 dhe 25 anëtarë do të nevojitet kohë, shpirt dhe një mirëkuptim i traditave dhe psikologjive të të tjerëve.
Me fjalë të tjera, kontrata e “martesës” midis 27 shteteve ka qenë e konsoliduar dhe e plotësuar.
Të arrish këtë, ne kemi nevojë që të vazhdojmë me reformat e brendshme, ta bëjmë Bashkimin Europian prodhues të rezultateve të pritshme të qytetarëve të saj. Aftësia e Unionit për të funksionuar në mënyrë eficiente duhet dhe mund të përmirësohet më tepër. Ne e kemi bërë edhe më parë një gjë të tillë dhe do ta bëjmë sërish nëse do të kemi një testament politik apo, për më tepër, ne duhet ta bëjmë atë.
Leksionet që merren nga e shkuara
Çfarë leksionesh kemi marrë nga zgjerimet e mëparshme?
Kohët e fundit, ne kemi dëgjuar thirrjet për konsolidimin e integrimit europian. Unë mund të them në mënyrë të saktë se çfarë kemi bërë gjatë viteve të kaluara.
Ne kemi arritur të ndërtojmë tre parime politike që Komisioni propozoi në vitin 2005 dhe që Këshilli i konfirmoi në vitin 2006 si “konsensus i shtuar i yni për zgjerimin: konsolidimin, kushtëzimin dhe komunikimin. Nëse ju përlqen, ju mund t’i quani ato 3 C-të (Consolidation, Conditionality & Communication)
Këto parime mbeten të vlefshme edhe sot. Ne kemi konsoliduar angazhimet tona, ne nuk kemi ndërmarrë zotime të reja tani, por ne respektojmë ato që ekzistojnë, ku njëri prej tyre u adresohet vendeve të Europës Juglindore.
Për shembull, ne kemi përforcuar kushtet te metodologjia e etapave të hyrjes, që kanë shkaktuar gjemba dhe sertësi në bisedimet e anëtarësimit me Kroacinë dhe Turqinë. Dhe ne kemi nevojë të komunikojmë te publiku i gjerë sukseset dhe sfidat më të mira të zgjerimit.
Sukseset e arritura nga BE-ja
Si dhe cilat kanë qenë në fokusin e agjendës sonë për zgjerimin me vendet e Europës Juglindore që nga viti 2004? Unë kujtoj një seancë parlamentare në vitin 2004, kur u pyeta si Komisioner i Zgjerimit se cili është programi për 5 vitet e ardhshme. Unë thashë se dëshiroj të bëj pjesë timen gjashtë qëllimet e përcaktuara, të cilat mund të arrihen gjatë kësaj periudhe deri në fund të vitit 2009:
Në vitin 2009 mund të kemi edhe një shtet tjetër anëtar brenda 27 vendeve të BE-së.
Procesi i anëtarësimit me Kroacinë mund të arrijë në fazën e tij finale.
Shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor mund të përcaktojnë me vendosmëri orientimin europian përmes Marrëveshjeve të Asociimit.
Turqia mund të jetë e vendosur në rrugëtimin europian.
Mund të zgjidhet statusi i Kosovës dhe Qiproja mund të ribashkohet.
Kthehuni pas, në vitet e kaluara, dhe ne kemi arritur pesë nga gjashtë qëllimet e vendosura në vitin 2004. Ne e kemi bërë këtë përmes punës së përbashkët me Parlamentin dhe Këshillin Europian. Dhe tani ekziston një proces serioz që po ecën: ai i ribashkimit të Qipros, që është prioriteti ynë këtë vit.
3- Gjithashtu, çështja ime e tretë është: cila është rruga në të ardhmen?
Në Ballkanin Perëndimor, perspektiva europiane ka qenë instrument në zbutjen e nacionalizmit ekstrem dhe stabilizimin e paqes përmes transformimeve demokratike dhe ekonomike. Ne kemi parë një proces të njëtrajtshëm stabilizimi, ndonëse disa herë të ngadaltë, gjatë viteve të fundit.
Krahasuar me shumë rajone të tjera të botës në këtë moment, Europa Juglindore përshkruhet si një zonë me stabilitet politik relativisht të sigurt për momentin dhe kjo jo se mendon perspektivën e saj europiane.
Por, ne nuk mund të qetësojmë veten tonë brenda një lloji vetëkënaqësie në lidhje me të ardhmen e Ballkanit Perëndimor apo Turqinë. Në dukje, nuk ekziston fundi i historisë, apo nuk ka ende një paqe tërësisht të përhershme.
Ne nuk mund t’i vëmë në rrezik arritjet tona, por mbajmë në mënyrë të vendosur perspektivën europiane me një synim përfundimtar anëtarësimin në BE pasi të jenë arritur kushtet e kërkuara për çdo vend dhe sipas meritave.
Zgjerimi, gjerësi dhe thellësi
Në mbyllje, më lejoni të komentoj një element thelbësor të konsensusit të ripërsëritur të vitit 2006, i cili ka të bëjë me nevojën për të llogaritur kapacitetin integrues të Bashkimit Europian. Kjo i referohet, jo pak, kapacitetit tonë institucional.
Për mua, është e qartë përfundimisht se më në fund ne kemi nevojë për Traktatin e Lisbonës që ta bëjmë Unionin tonë më efektiv dhe më demokratik. Gjithashtu, më të aftë për të vazhduar vlerat dhe interesat tona të përbashkëta në botë. Ne kishim nevojë për Traktatin e djeshëm dhe kemi nevojë për të edhe për nesër.
Por, nuk ekziston thjesht një arsye të ndalojë politikën tonë të suksesshme të stabilizimit të Europës Juglindore, disa herë zgjerimi përcaktohet si një arritje e tillë. Le të mos luajmë me zjarrin. Ne nuk do të marrim ndonjë ditë pushimi nga puna jonë e paçmuar për paqen dhe progresin që i shërben interesave themelore të Europës dhe europianëve.
Besueshmëria e perspektivës së BE-së është garanci për atë çfarë kemi arritur dhe për atë që ne dëshirojmë të arrijmë. Ajo do të na ndihmojë të ruajmë stabilitetin dhe të drejtojmë progresin social në Europën Juglindore.
Ne nuk duhet të lëvizim me shpejtësinë e Eurostarit, por ne kemi nevojë ta mbajmë në lëvizje. Ndonjëherë vetë udhëtimi është më i rëndësishëm sesa destinacioni.
Veç kësaj, ne duhet të pranojmë faktin se skenari më i shpejtë për një anëtarësim tjetër të një shteti të ri anëtar është akoma qartësisht më i ngadaltë sesa skenari që shihet më ngadalë për ratifikimin e Traktatit të Lisbonës. Koha është në anën tonë, ne mund ta ndjekim paralelisht, në thellësi dhe në gjerësi.
Unë besoj dhe pajtohem me atë që ka thënë Philippe de Schouteete në aspektin e ndërtimit dhe të konceptualizimit të integrimit europian:
“Europa si një kontinent nuk mund të heqë dorë nga zgjerimi pa mohuar vokacionin e saj, apo nuk mund të heqë dorë nga thellësia pa humbur dinamizmin e saj. Ashtu siç ne gjithmonë kemi nevojë të pranojmë bashkimin dhe diversitetin, ne duhet të pranojmë edhe gjerësinë dhe thellësinë”.
Ky është parim i denjë orientimi për të gjithë brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të udhëheqësve që përpiqen për të ndërtuar një Europë të bashkuar dhe të fortë.
Unë besoj se kjo ndodh dhe shërben saktësisht atij qëllimi.
----------------
Autori është komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Europian. Fjala është mbajtur me rastin e një aktiviteti për 5-vjetorin e zgjerimit të BE-së, i organizuar nga Qendra e Politikave Europiane.
Përgatiti: Albert Gjoka
1 Prill 2009