Konsumoi alkool, gjendet i vdekur
BERAT - Një 53-vjeçar nga fshati Moravë i Beratit është gjetur pa jetë mëngjesin e djeshëm në hyrje të banesës së tij, ndërkohë që mjekët
hodhën dyshimet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga konsumimi i tepërt i alkoolit. Xhemal Hatia u gjet nga familjarët e tij disa orë pasi kishte ndërruar jetë. Ata, të alarmuar për moskthimin e 53-vjeçarit në shtëpi mbrëmjen e së premtes, kanë nisur ta kërkojnë, duke mos e menduar se do ta zbulonin pa jetë, në prag të banesës. Çdo përpjekje e familjarëve të Hatisë për ta shpëtuar nga vdekja ka qenë e kotë, pasi ai dyshohet se kishte humbur jetën gjatë natës. Trupi i pajetë i babait të katër fëmijëve ka mbërritur më pas në morgun e spitalit, ku është konstatuar vdekja si shkak i konsumimit të tepërt të alkoolit. Sipas mjekëve dyshohet se Hatia nuk e ka përballuar dot sasinë e tepërt të alkoolit e mosdhënia e ndihmës së parë i ka shkaktuar vdekjen. d.xh