E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen municione, dy në pranga

FIER - Dy persona u vunë në pranga dje në vazhdën e aksionit "Pranvera". 

Armët e municionet e gjetura në banesat e Ilirian Petanit, 35 vjeç dhe Ilir Xhaferraj, 32 vjeç, kanë çuar policinë në arrestimin e tyre. Sipas të dhënave zyrtare të policisë së Fierit, në shtëpinë e Petani u zbuluan 160 copë fishekë si dhe një automatik model 56, të cilat janë sekuestruar edhe në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë gjatë të njëjtit operacion janë gjetur në banesën e 32-vjeçarit Xhaferaj një automatik model 56 dhe 366 copë fishekë. Burimet policore bëjnë të ditur se dy personat janë arrestuar në flagrancë, me akuzën e mbajtjes pa leje të municioneve luftarake. Gjithçka ka ardhur pas një pune të mirorganizuar të Drejtorisë së Policisë në Fier për parandalimin e veprave penale me përdorimin e armëve. Aksioni u zhvillua pasditen e djeshme, duke kryer dhe arrestimin e dyfishtë. m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›