Sherri te PDK, të përjashtuarit afrojnë kongresin më 7 maj
Thirrja e Kongresit të Partisë Demokristiane më 8 maj nga kreu i kësaj partie, Nard Ndoka, ka ndryshuar planet e të përjashtuarve.
Megjithëse kishin parashikuar të mblidhnin një tjetër kongres të PDK-së më 10 maj, pikërisht për të përjashtuar Ndokën, kjo lëvizje e kryetarit të PDK-së, ka bërë që "të përjashtuarit" të afrojnë datën e kongresit, duke përcaktuar 7 majin si ditë të mbajtjes së saj. Burime pranë këtij grupi bëjnë të ditur se një gjë e tillë është bërë për shkak, se pas mbledhjes së kongresit më 8 maj nga Ndoka, ky i fundit do të depozitonte në gjykatë dokumentet, të cilat, pasi të administrohen nga gjykata, e bëjnë të paligjshëm një tjetër mbledhje të kësaj natyre. Ndërkohë, zv.ministri i Jashtëm, Anton Gurakuqi, njëkohësisht anëtar i kryesisë së Partisë Demokristiane, deklaroi dje se do të depozitojë një kallëzim penal në Prokurori për ministrin e Shëndetësisë, Nard Ndoka, për shpërdorim detyre. "Ministri Ndoka ka abuzuar me detyrën, duke përdorur administratën publike të Ministrisë së Shëndetësisë dhe strukturat e saj në të gjithë vendin për veprimtari partiake dhe personale të tij", tha Gurakuqi gjatë një konference për shtyp. Ndërkohë, Ndoka gjatë një takimi në Korçë është shprehur se, "kryetari i grupit parlamentar dhe njëri nga zv.ministrat tanë përfaqësues në qeveri, regjistruan në gjykatë një parti tjetër politike konkurruese me PDK-në. Ata e bënë zgjedhjen e tyre. Ne dje, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, vendosëm heqjen e mandatit që ata padrejtësisht dhe jashtë moralit politik, mbajnë në Qeveri".