Samiti i Ohrit: Zgjerimi i BE duhet të vazhdojë
Pas dy ditë punimesh në samitin e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, 16 liderët dolën me një deklaratë të përbashkët si dhe ranë dakord se zhvillimi ekonomik i rajonit mbetet ndër prioritetet më të mëdha.
Samiti i presidentëve të këtyre vendeve përfundoi me arritjen e 7 konkluzioneve. 16 presidentët, të cilët ishin të pranishëm në samit, ranë dakord se zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet të vazhdojë. Gjithashtu u ra dakord që integrimi i vendeve kandidate për anëtarësim në BE si dhe atyre aspirante nuk ka alternativë tjetër politike. Një tjetër pikë mbi të cilën u ra dakord, ishte se integrimi euroatlantik nuk mund të llogaritet i kompletuar pa përfshirjen në të të Ballkanit Perëndimor. U arrit gjithashtu përfundimi se zhvillimi ekonomik i rajonit ngelet ndër prioritetet më të mëdha të vendeve të kësaj pjese të Evropës. Presidenti Topi deklaroi në këtë samit se, Evropa e Bashkuar nuk mund të jetë e plotë pa shtrirjen e saj drejt Ballkanit Perëndimor. Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi se, "anëtarësimi në BE dhe NATO i vendeve të rajonit, ka kontribuar në përshpejtimin e reformave demokratike në vendet e përfshira në proceset integruese". Ai rikonfirmoi qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në NATO dhe BE. "Marrja e ftesës gjatë Samitit të Bukureshtit përbën jo vetëm një moment historik në marrëdhëniet e saj me Aleancën, por njëkohësisht një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e saj", u shpreh Presidenti Topi.