Diplomë false, hetim mësueses
KUÇOVE - Mësuesja nga fshati Kozare do të procedohet në gjendje të lirë me akuzën e falsifikimit të diplomës.
Hetimet e kryera deri tani nga Prokuroria e rrethit, kanë hedhur dyshime mbi B.Sulovarin, 43 vjeçe. Ajo ka nisur punën si mësuese pas vitit 1997 në shkollën 9-vjeçare të fshatit Drizë. Sipas të dhënave, mësuesja kishte paraqitur si dokument për të punësuar diplomën e shkollës së lartë, në bazë të së cilës vërtetohej se kishte përfunduar studimet në universitetin e Elbasanit. Gjatë verifikimeve të kryera në shkollat e këtij rrethi, nismë kjo e ndërmarrë nga Drejtoria Arsimore e Beratit për të kaluar në sitë gjithë diplomat e mësuesve, ka rezultuar se 43-vjeçarja nga fshati Kozare kishte falsifikuar diplomën e arsimit të lartë. Rasti mësohet të jetë denoncuar pranë zyrës së krimit ekonomik për hetime të mëtejshme. d.xh