“Agimi”, pranga vëllezërve me heroinë
"Agimi" është operacioni, i cili ka vënë në pranga dy vëllezër nga qyteti i Fierit.
FIER / MAJLINDA RAMA
Mirel dhe Ilir Çelo, 40 dhe 44 vjeç, u arrestuan dje nga policia, pasi kontrolli në makinën e tyre zbuloi 1.1 kg drogë të dyshuar si heroinë.
Veç saj, u sekuestruan dhe 523 gramë lëndë narkotike, e cila mendohet të jetë farë hashashi si dhe 2500 euro. Dy personat u kapën në flagrancë, rreth orës 06:30 të mëngjesit, në lagjen "Konferenca e Pezës" në qytetin e Fierit, duke transportuar me automjetin e tyre tip "Mercedes Benz" sasinë e lëndës narkotike, e cila ishte e ndarë në katër pako. Sipas policisë, malli ishte i gatshëm për t'u transportuar në destinacion dhe më pas të shitej. Në deklaratën për shtyp, zëdhënësja për shtyp e Komisariatit të Fierit ka dhënë edhe detajet e këtij operacioni. "Mirel dhe Ilir Çelo u kapën në flagrancë duke transportuar një sasi lënde pluhur ngjyrë bezhë, e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë, në pako të mbështjella me natriban, e cila do t'i nënshtrohet ekzaminimeve laboratorike të mëtejshme. Gjithashtu gjatë kontrollit të automjetit tip "Benz" me targë TR 6626 P, në bagazhin e saj u gjet dhe një sasi lënde e dyshuar si farë kanabis sativa me peshë 523 gramë, e cila gjithashtu do të analizohet", theksoi Valbona Meço. Veç drogës u bllokuan në cilësinë e provës dhe shuma prej 2500 eurosh si dhe katër aparate celularë. Hetimet për tregun e drogës po vazhdojnë, ndërsa nuk bëhet i ditur se cili ishte destinacioni i saj, nëse malli shitej brenda apo jashtë vendit. Ky arrestim, sipas burimeve zyrtare të policisë, erdhi pas një pune disa mujore nga ana e bluve fierakë, të cilët po punojnë për të tjera detaje që kanë lidhje me këtë trafik narkotikësh. Dy vëllezërit merren me aktivitet privat në qytetin e Fierit dhe nuk kanë pasur precedentë të mëparshëm penalë. Pritet që pas marrjes në pyetje ata të japin dhe dëshmitë e tyre mbi mënyrën e sigurimit të drogës së shtrenjtë dhe lidhjet me bashkëpunëtorët.