400 milionë euro shpenzime në 2 vite
Në rreth 2 vjet, arabët e Mançester Sitit kanë investuar një mal me euro për të ndërtuar një skuadër të vërtetë në nivelet botërore. Tashmë projektin e ka në dorë italiani Roberto Mançini, që sapo ka mbyllur edhe blerjen e sulmuesit Mario Baloteli. 400 milionë euro janë investuar deri tani nga sheiku Mansour bin Zayed Al Nahyan, i cili paguan edhe 90 milionë euro paga në sezon. Objektivi i vetëm është fitorja në Premier League e Champions League, kur gjithçka nisi nga blerja e brazilianit Robinjo për 42 milionë euro. Që prej asaj kohe, skuadra “Sitizens”-ve është pasuruar edhe me 20 lojtarë të tjerë të klasit botëror, pasi për momentin është një nga shoqëritë më të shëndosha ekonomikisht. 126 milionë euro janë shpenzuar vetëm në vitin 2010 për të blerë Boateng (12), Kolarov (19), Yaya Toure (30), Silva (30) dhe Balotelli (35).
#