Klubet bien dakord, por vendos Maikon
Spanjollët e Real Madridit kanë arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit brazilian, Dagllas Maikon, drejt “Bernabeut”. Lajmin për marrëveshjen e konfirmon gazeta më e njohur italiane, “La Gazzetta dello Sport”. Sipas të përditshmes italiane, klubi madrilen i Realit ka derdhur në arkat e klubit zikaltër shumën prej 28 milionë eurosh për blerjen e mbrojtësit brazilian. Pas arritjes së marrëveshjes midis klubeve, tashmë i ngelet lojtarit që ta thotë fjalën e fundit lidhur me hapin që do të hedhë për të ardhmen e tij. Mesa bëhet e ditur, ekipi spanjoll i Realit do t’i ofrojë lojtarit një kontratë 4-vjeçare, me një përfitim deri në 6 milionë euro në sezon. Brazilianit Maikon i është dhënë një afat prej 48 orësh për të kthyer një përgjigje zyrtare lidhur me kushtet që ofron ekipi madrilen, i drejtuar nga Hoze Murinjo.
#